Përplasje në distancë në Report Tv, Zhupa: PS solli bandat e Beratit në Sarandë, kërcënon qytetarët! Klosi: Fantazi nga frika e humbjes

SARANDË- Teksa qytetarët po përgatiten për zgjedhjet vendore 2023, deputetja e PD-së, Ina Zhupa ka denoncuar drejtuesin politik të qarkut Vlorë, Blendi Klosin se po kërcënon qytetarët e Sarandës. Zhupa pretendon se Klosi ka sjellë në Sarandë bandat e Beratit,  për të intimiduar bizneset në Ksamil si dhe të trembë qytetarët. E ftuar në Sot Live në Shqipëri me gazetarin e Report Tv, Nertil Agalliu, ajo tha se PS i trembet rezultatit në këto bashki. Ndërkohë ka reaguar edhe Bledi Klosi për këtë deklaratë po në ekranin e Report Tv ku e cilëson si të pavërtetë.

“Situata këtu është e jashtëzakonshme. Pushteti ka shtuar dozën e kërcënimit. Bledi Klosi ka sjellë bandat e Beratit, TOTO duke sjellë këtu njerëz që vijnë për të intimiduar bizneset në Ksamil. Ata s’i kanë bërë llogaritë mirë sepse qytetarët e kanë zgjedhur kë do votojë, Është informuar OSBE, kemi bërë thirrje publike Çuçit.”- tha Zhupa.

Sidoqoftë, mund të kuptohet se Zhupa nuk e mbështet këtë në fakte konkrete, por në një “survejim” në facebook-un e kandidatëve të Partisë Socialiste. Ajo thotë se mjaftojnë vetëm rrjetet sociale për ta provuar këtë, nuk ka pse të bëjnë video për ta faktuar këtë gjë. 

“I mjafton të hapni facebook të Anila Denaj dhe e tregojnë vetë,. Policët u shkojnë në shtëpi për vota. Ata janë shumë të hapur, nuk kemi nevojë ne të bëjmë video. Hapni facebook të Olti Çaçin dhe shikoni fotot me punonjësit shtetëror që i kërcënojnë t’i marrin aty. Ne na shqetëson kjo gjë sepse nuk i lënë qyteatarët të lirë. Ju e patë Ramën në Sarandë, s’gjeti një fjalë të keqe për kandidatin e opozitës se nuk kanë çfarë thonë për të. PS rrezikon të dalë forcë e tretë.

Ne jemi në fazën kur kemi arritur bashkimin më të madh opozitar. Ne kemi zgjedhur kandidatët e primareve dhe kjo është fazë që nuk ngjit më. Ne jo vetëm kemi arritur bashkimin e demokratëve por edhe bashkimin me zonën gri, socialistët që u ka ardhur në majë të hundës dhe demokratëve. Ne luftojmë për këta kandidatë.”- tha ajo.

Nga ana tjetër, Blendi Klosi u prenoncua në Report Tv direkt pas akuzës së Zhupës për të përgenjështruar lajmin Ai thotë se një gjë e tillë është e pavërtëtë, por kjo vjen për shkak se sipas tij, opozita e ka të sigurt humbjen në Sarandë. Ndër të tjera, ai thotë se Zhupa së bashku me Sali Berishën kanë përvetësuar pronat e komunitetit  bektashi.

“Nuk ka asgjë të vërtetë. E vërteta e vetme është që njerëzit nga mbështesin shumë, kemi shumë prezencë në aktivitete tona, diferenca jonë e madhe e i bëjnë që të shohin ëndrra dhe të bëjnë atë që nuk i takon një force politike, që të krijojnë konflikte dhe negativitet. Nuk janë sarandiotet, njerëz që hanë presion e që ka banda. Ka 2 ditë të mbarojnë fushata, nuk kanë bërë asnjë takim elektoral, e bënë vetëm një me 200 veta, ndërsa ne 5000 veta, nuk kanë asnjë program, prandaj merren me fantazira. U bëjmë thirrje që të mos ndikohen nga këto akuza.”, tha Klosi

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:18
Klosi: Zhupa dhe Berisha kanë tjetërsuar pronat e komunitetit bektashi në Ksamil

 

Akuzave të Ina Zhupës, Blendi Klosi iu përgjigj me një kundër akuzë në Report Tv. Sipas tij, Zhupa së bashku me Sali Berishën kanë përvetësuar pronat e komunitetit  bektashi.

“Zhupa dhe Sali Berisha që thonë se do prishen varrezat për të ndërtuar pallate, që është zero e vërtetë, kanë konflikt të pastër interesi me pronat, një familjar shumë i afërt dhe Zhupës dhe Berishës, në tryezën e shtëpisë kanë tjetërsuar pronat e komunitetit  bektashi në Ksamil dhe Sarandë dhe kanë shkuar në SPAK, janë grabitës të pastër pronash”, tha Klosi.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kasem Gahinji: 11/05/2023 17:51

    Zonja Zhjopa.Banda ne Sarandes nga berati.U vra njeri ,u rrah njeri,u dogj makine apo shtepi?Jo.Ku nuk Ka krim,nuk Ka kriminele.Per transferta kriminelesh dallohet Partia juaj keto 32 vjet.Ka AQ krimet ne kurriz,sa Ty,zonja (pseudu)intelektualet duhet te te vinte turp,Jo te lepiheshe pas Saliut .

    Përgjigju
  • e drejta: 11/05/2023 14:32

    CFARE LLAPAQENE QE ESHTE KJO BANDITJA E FOLTORES...PO KU KA ME BANDE TE TMERRSHME SE RITHEMELIMI

    Përgjigju
  • e drejta: 11/05/2023 14:12

    PO KU KA BANDE ME TE TMERRSHME SE rithemelimi TEND MOJ FEMER KOTI...

    Përgjigju
  • rroku: 11/05/2023 14:05

    Cfar thote kjo zhulsja e kombinatit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale