Zhurmat 'shurdhojnë' qytetet, ligji për ndotjen akustike mbeti në letër, nuk u zbatua siç duhet nga ministria e Mjedisit dhe e Shëndetësisë

Prej 16 vitesh në Shqipëri ekziston ligji për zhurmat, i cili rregullon, të paktën në letër, nivelin e tyre në zona të banuara, organet përgjegjëse të kontrollit apo kufizimet sipas orareve fikse. Por, edhe pse ligji ka ekzistuar dhe i përgatitur në atë kohë nga Ministria e Mjedisit, me kalimin e kohës, pothuajse ka qenë inekzistent, siç pranoi të mërkurën ministrja Mirela Kumbaro e cila tha se institucionet kanë shmangur përgjegjësinë nga njëri te tjetri.

Deklarata u bë në ceremoninë e nënshkrimit të memorandumuit të ri mes tri ministrive për zbatimin e masave në këtë fushë.

Por, çfarë thotë ligji Nr.9774, datë 12.7.2007 “Për vlerësimin dhe administrimin e zhurmës në mjedis”?

Qëllimi i ligjit është mbrojtja e shëndetit dhe të mjedisit nga zhurmat ndërsa Ministria e Mjedisit është organi kryesor përgjegjës për zbatimin e tij. Ministria e Shëndetësisë ka si detyrë matjen, monitorimin dhe vlerësimin e zhurmave, përmes sektorit të krijuar Institutin e Shëndetit Publik. Kontrolli i zbatimit të ligjit në terren është i përcaktuar në nenin 29 të tij dhe është detyrë e Inspektoratit të Mjedisit, Inspektoratit Sanitar Shtetëror, Inspektoratit Shtetëror të Punës, struktura përgjegjëse për kontrollin e mjedisit e bashkisë apo të njësive administrative dhe Inspektorati i Kontrollit të Automjeteve. Masat që këto institucione marrin janë gjobitja nga 1 mijë në 50 mijë lekë, deri në mbyllje të përkohshme ose të përhershme të burimit të zhurmës. Në nenin 31 të masave thuhet se në rast kundërshtimi për zbatimin e masave, bashkëpunohet me Policinë e Shtetit dhe me policinë e bashkiake, të cilat kanë vetëm këtë përgjegjësi.

Duke qenë se fishekzjarret dhe kapsollët ishin kthyer në një problem të madh në vitet e fundit, në dhjetor të 2018-ës, ministritë e Brendshme, Mbrojtjes dhe Financave firmosën një urdhër për ndalimin e plotë të përdorimit të tyre, me një lejim 16 ditor për festat e fundvitit. Por, ky urdhër duket se nuk pati funksion të plotë asnjëherë. Përmes tij iu dha kompetencë edhe policisë për kontrolle, e cila herë pas here goditi tregtuesit e paligjshëm, por asnjëherë për zhbërje të fenomenit. Mesnata, kryesisht në Tiranë, kthehet në arenë festive dhe zhurme në një fashë orare të ndalua nga ligji.

Ligji Nr.9774, datë 12.7.2007 “Për vlerësimin dhe administrimin e zhurmës në mjedis”

 

Ligji Nr.9774, datë 12.7.2007 “Për vlerësimin dhe administrimin e zhurmës në mjedis”

 

Ligji Nr.9774, datë 12.7.2007 “Për vlerësimin dhe administrimin e zhurmës në mjedis”
 

B.K/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Jakin Marena: Argita, shkaku i ‘divorcit’ Berisha-Meta, SPAK do t’i ‘bashkojë’?!

Jakin Marena: Argita, shkaku i ‘divorcit’ Berisha-Meta, SPAK do t’i ‘bashkojë’?!