'Zhvatje e fyerje, do që të jetë padron'! Jahti luksoz fut në sherr socialistët, Tare debat me drejtorin e portit, i del në krah vëllai kryebashkiak

'Zhvatje e fyerje, do që të jetë padron'! Jahti luksoz fut në sherr socialistët, Tare debat me drejtorin e portit, i del në krah vëllai kryebashkiak

Pjerin Ndreu, Auron Tare dhe Paulin Ndreu

Largimi i jahtit “Maltese Falcon” nga porti i Durrësit ka sjellë një debat mes Auron Tares, drejtorit të drejtorisë së Porteve Paulin Ndreu, ndërsa më pas është përfshirë edhe kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu në mbrojtje të vëllait kundër ish-drejtori të Përgjithshëm të Agjencisë së Bregdeteve. Por si nisi debati dhe si interpretohet nga protagonistët? Auron Tare thotë se ardhmja e një jahti në këtë kohë është një lajm i gëzueshëm, por akuzon drejtorin Ndreu se e largoi. Sipas Tares, jahti kishte bërë kërkesë për furnizohej si dhe te riparonte një problem në sistemin elektrik, por që nuk u bë i mundur në pak orë prandaj kishte kërkuar leje gjatë fundjavës. Por, vijon më tej ish-deputeti i PS-së, drejtoria Detare bazuar në një urdhër të nxjerrë në facebook sepse sipas tij "deri më sot që flasim asnjë institucion apo operator privat që operon në këtë fushë nuk ka asnjë kopje shkresore të këtij urdhri i kërkoi anijes të largohet nga kalata gjatë kohës që ajo priste të mbaronte karantina dhe te furnizohej". Lind pyetja, shprehet më tej, Tare se përse "drejtori i drejtorisë së porteve Ndreu ka insistuar me cdo kusht që kjo anije të dalë nga kalata. Cdo lexues i thjeshtë mund të bëjë këtë pyetje në dukje naive. Sigurisht që Ndreu e ka pasur një arsye të cilën nuk mundet ta thote dhe të vërtetën e vesh me lloj lloj trilimesh qe e bëjnë këtë ngjarje akoma më qesharake" thotë ai.

Ndërkohë që i menjëhershëm ka qenë reagimi i drejtorit të Porteve në Durrës, Paulin Ndreu, i cili akuzon Auron Taren për zhvatje. "Ai arrin deri aty sa krijon skena duke provokuar fyer sharë dhe denigruar inspektorin e kapitenerise ne zyren e tij,me arsyen se ai do te jete padron i portit edhe ne kohe pandemie dhe atij nuk duhet t'ia prishe askush. Ai jahtit i ka premtuar qe ta fuse 2 jave ne port duke zene kalaten per interesa private te tij ne kete kohe krize. Jahti ka qendruar 24 ore ne port që premten deri te shtunen dhe nuk ka marre furnizim as nuk ka kerkuar furnizim duke u justifikuar se do e marr javes tjeter po ti duhet. Jahtin nuk eshte larguar por i eshte thene te dali ne rade te portit deri sa te vije furnizimi i naftes te henen pasi e gjjthe skema ishte mashtim" tha ai. Në mbështetje, vëllait i ka dalë edhe Pjerin Ndreu, ish-deputet socialist aktualisht kryebashkiak i Lezhës që e këshillon "Qëndro strik në mbrojtje te ligjit".

Debati i plotë në rrjetet sociale
Postimi i Auron Tares
Incidenti qe ndodhi me "Jahtin Maltese Falcon" eshte nje ngjarje e pa ligjshme dhe mund ta perkufizoj si nje shperdorim detyre te autoriteteve te Drejtorise se Pergjithsheme Portuale. Mund te ishte evituar aq me shume ne keto kohe qe kemi nevoje per dicka positive dhe te bukur. Ardhja ne Portin e Durresit e nje prej Jahteve me te famshme ne bote duhet te ishte nje lajm I gezueshem si per te treguar se edhe ne kohen e koleres mund te buzeqeshim. Per info Jahti erdhi sipas te gjitha rregullave te shtetit shqiptar nepermjet agjensise detare “Our Oën Expeditions”. Kerkoi te furnizohej si dhe te riparonte nje problem ne sistemin elektrik dhe per arsye te situates se pazakonte nuk u be i mundur furnizimi ne pak ore diten e Premte.

Per kete arsye u kerkuar leje te qendroje gjate fund javes per te marre furnizimin diten e Hene konfirmuar nga Autoriteti Portual I Durresit. Me shkresen qe per fat te mire e ka nxjerre vete Drejtoria e Pergjithshme Detare. Deri ketu cdo gje eshte normale por Drejtoria e Pergjithshem Detare bazuar ne nje urdher te nxjerre ne facebook, (deri me sot qe flasim asnje institucion apo operator privat qe operon ne kete fushe nuk ka asnje kopje shkresore te ketij urdher) i kerkon anijes te largohet nga Kalata gjate kohes qe ajo priste te mbaronte karantina dhe te furnizohej.

Per te mesuar me shume mbi kete rast kerkoni prane Autoritetit Portual te Durresit informacion per ngjarjen. Kapiteni I anijes per ore te tera ka qene nen nje abuzim verbal nga njerez te veshur me uniforme shteterore te cilet insistonin per te zbatuar nje urdher te dale ne Facebook. Mund te shikoni faqen zyrtare te Drejtorise se Pergjithshem Detare e perditesuar nje vit me pare qe nuk ka asnje gjurme te ketij urdheri. (postimi i fundit daton ne 16.04.2019) Po keshtu nuk ka asnje shkrese prane Institucionit Portual te Durresit apo institucione te tjeral. Deshiroj te theksoj se ky Urdher ne Facebook ka dale pasi u lajmerua ardhja e jahtit te enjten ne darke.

Per te gjithe ata qe kane interest te mesojme pak me shume mund te them se: “Ne baze te nenit 91 Kodi Detar eshte Autoriteti Portual Durres qe rregullon hyrjen ne kalate dhe qendrimin ne te apo kohezgjatjen. Ne baze te ketij kodi,neni 18.a Kapiteneria ushtron autoritetin ne respektimin e disiplines portuale te trafikut detar” pra eshte policia e Trafiku detar. Nderkohe ne Urdherin e Drejtorise se Pergjithshme Detare( ne Facebook) thuhet se ne baze te kerkesave te Kruazierave dhe yachteve te kenaqesise (per transparence Kapiteneria e Pergjithshem duhet te botoje numerin e ketyre kerkesave gje qe nuk e ben dot pasi industria e kruaziareva dhe jahteve charter eshte pezulluar ne te gjithe Mesdheun per arsyet e Cov 19) pra qartesisht nje pretendim jo I sakte, Pika 1 percakton kufizimin e koheqendrimit dhe pika 2 motivin se kalatat qe sipas Kodit Detar, neni 91 jane nen jurisdiksionin e Autoritetit Portual, duhet te jene te lira per anijet tregtare.

Nderkohe per te gjithe ata qe kuptojne nga fusha e dine se ne momentin qe mjeti lundrues merr leje nga Kapiteneria per tu ankoruar, ky mjet del nga juridiksioni i ketij institucioni, dhe mbas ankorimit, (pervec se per kushte teknike) , mjeti lundrues eshte ne juridiksionin e Autoritetit Portual, me sakte Zyres se Dispecerise Qendrore i cili eshte i vetmi Autoritet mbi qendrimin ne kalate. Dispeceria Qendrore i ka dhene leje mjetit lundrues ( dokumenti I postuar ne Facebook e Kapitenerise) por nderkohe nuk ka nxjerre asnje shkrese per tu larguar.

Administrimi i kalatave (percaktuar me ligj nr 9130, 2003) behet eskluzivisht vetem nga Autoriteti Portual Durres. Nderkohe ne nenin 46 te ketij ligji percaktohet qarte dhe rasti kur nje mjet lundrues nuk leviz ne kohe

Neni 46

Pra edhe ne rast se pretendimi i Drejtorise se Pergjithshem Detare (Kapiteneria) do qendronte, Autoriteti i vetem i cili duhet te nderhynte duhet te ishte Autoriteti Portual Durres Pretendimi I Kapitenerise ka qene se Kalata duhej per anijet tregetare kur nderkohe ne aplikacionin VesselFinder, ku mund ta shikoje kushdo duket qarte se Porti I Durresit eshte krejtesisht bosh dhe Kalatat jane te lira. Pra duket qarte se nuk ka pasur asnje arsye per te larguar jahtin I cili me lejen e Autoritetit Portual priste te mbaronte karantina per tu furnizuar. Ky eshte shpjegimi paksa Teknik por qe verifikohet shume lehte nga dokumentacioni perkates si dhe nga Autoriteti Portual Durres. Lind pyetja po perse Drejtori I Drejtorise se Porteve Z Ndreu ka insistuar me cdo kusht qe kjo anije e dale nga kalata. Cdo lexues I thjeshte mund te beje kete pyetje ne dukje naïve. Sigurisht qe zoti Ndreu e ka pasur nje arsye te cilen nuk mundet ta thote dhe te verteten e vesh me lloj lloj trilimesh qe e bejne kete ngjarje akoma me qesharake.

Postimi i Auron Tares

Postimi i Paulin Ndreut
Edhe ne pandemi disa duan te zhvasin! Nje pergjigje per Auron Taren. Auron Tare krijon situata per te fituar e zhvatur ne kohen pademie, dhe keto na i shet si dhunim te turizmit. Te gjitha keto vetem e vetem qe ai te beje ligjin ne porte si në Durres e ne Sarande me presione dhe duke dhunuar institucionet shteterore. Ai arrin deri aty sa krijon skena duke provokuar fyer sharë dhe denigruar inspektorin e kapitenerise ne zyren e tij,me arsyen se ai do te jete padron i portit edhe ne kohe pandemie dhe atij nuk duhet tia prishe askush. Une per etike nuk po i pergjigjem me te tilla sajesa por po deklaroj se Auron Tare ka genjyer jahtin se pari dhe autoritetet Shqiptare, pasi jahtit i ka premtuar qe ta fuse 2 jave ne port duke zene kalaten per interesa private te tij ne kete kohe krize.

Jahti ka qendruar 24 ore ne port që premten deri te shtunen dhe nuk ka marre furnizim as nuk ka kerkuar furnizim duke u justifikuar se do e marr javes tjeter po ti duhet.  Ne kontaktet qe ka bere autoriteti i Kontrollit Shteteror Portual i eshte thene nga kapiteni se kam marre leje te qendroj ë jave ne port. Jahtin nuk eshte larguar por i eshte thene te dali ne rade te portit deri sa te vije furnizimi i naftes te henen pasi e gjjthe skema ishte mashtim. Jahti ka qendruar ne raden e porti nga e shtuna deri te dielen dhe pasi nuk mundi te siguronte qendrim ë javor ne port eshte larguar pa kerkuar furnizim apo ushqime. E gjitha pjesa tjeter nga Auron Tare eshte trillim dhe sot ka shpethyer ne shpifje duke mbush mediat se ne qenkemi Mihalet ndersa ai qenka shenjtori. Me poshte dokumentat qe vertetojne se kemi te drejte


 

Dokumentet jane publikuar nga Paulin Ndreu

Postimi i Pjerin Ndreut
Qendro strik ne mbrojtje te ligjit. Kam besim te ti se ben gjene e duhur. Madhesia, luksi qe paraqet Jacht nuk jane arsye me mbylle syte e me shkel ligjin. Keqperdorimini ketyre termave qe gjoja po demtohet turizmi, kur ai nuk ekziston askund, eshte djallezore. Bota ka tjeter hall dhe turizmi vuan Covid-19 jo tekat e dikujt kushdoqofte. Tregoju vendin kujdo qe mendon se mund te tregoje forcen kur ti je korrekt. Kemi gjithe jeten si familje qe perballemi ! Nuk kemi bere dhe nuk kemi per te bere kurre nje gje te paligjshme. Korrektesa, ligjshmeria dhe emri yne dikujt i vret syrin, por nuk e ndihmojme dot. Ec para vella. Pa keto pengesat nuk behesh ai qe duhet

 

Postimi i Pjerin Ndreut

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gaz Cami: 07/04/2020 09:13

    Jahti eshte thjesht sebepi! Lufta behet per menaxhimin e milleit te kuq e te bardhe. Taret donin kontrollin absolut te Portit te Durresit. Pjerini i spiunoi te DEA. Rama e shpetoi Tare 2 duke e dorehequr rreth 36 ore para se amerikanet te plasnin bben e kokaines me banane ne Portin e Durresit. Ve bast qe Tare 1 nepejet gruas cofuto-ameriakne doia ktheje reston Paulinit duke spiunuar Nikolinon te DEA ose de DIGOS-i. Prisni, prisni, se nuk keni pare gje akoma!!!!!!

    Përgjigju
  • Qytetari: 07/04/2020 08:03

    Rregullat jane rregulla por te pakten njerzillek per mysafirin..

    Përgjigju
  • Mondi: 07/04/2020 07:12

    Mire paulini qe u be drejtor nga I vellai per te lene vloren pa traget po kryetari i bashkise se lezhes ka aksione tek drejtoria e detit apo e kane solidaritet vllazeror meqe paulini vet ska kellqe. Keshtu do ta bejne edhe detin toke e xanun

    Përgjigju
  • Akrepi: 06/04/2020 23:03

    Miret vesh lehtesisht , se cili eshte shkaku i perbaltjes , ne kete mosmarrveshie . Frika e vellezerve Ndreu , se Tare behet zot - i plotfuqishem ne portet e Durresit e Sarandes ; dhe nepermjet dy porteve , Tare do te behet i pasur , nepermjet allishverisheve ; sic deklaron Pjerini .Mirpo Pjerini i tregoi muskujt Tares ,duke i bere te ditur se , vellezerit Ndreu ,do tia ngrijne buzeqeshien ,se bashku me perfitimet ,e se ai dmth Taria ,s'do te kishte as me te voglen mundesi te qorrollepste soin e tyre , shume te respektuar , per drejtesi e atdhetari ! ;-- qe ndoshta mund te jete edhe keshtu --, porse ne , nuk dim asgje te kesaj natyre .Pra sic e shikoni , zoterinj te nderuar , - ku bishti e ku sqepari !.Eh , ky popull s'paska fat , e mira tek dera , porse ne s'dim te zgjedhim : E shkoi e vate e mira per dhjam qeni . Te shohim pasketej .

    Përgjigju
  • Popull: 06/04/2020 22:45

    Ministri Lleshaj e din ekzakt se kujt I perket jashte lluksoz

    Përgjigju
  • Populli, robt PD PS LSI & Co!!: 06/04/2020 21:40

    Kokat hëngshin by**q****,luftë brënda llojit...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

GOLAT/ 120 minuta dhe 10 penallti, Real Madrid kalon Man. Cityn dhe gjen Bayern Munich në gjysmëfinalet e Champions! Bavarezët i falen Kimmich duke larguar Arsenalin

GOLAT/ 120 minuta dhe 10 penallti, Real Madrid kalon Man. Cityn dhe gjen Bayern Munich në gjysmëfinalet e Champions! Bavarezët i falen Kimmich duke larguar Arsenalin