Zhvendosja e tregut Elektrik, Veliaj: S’ka më favela! Progres me çdo kusht

Zhvendosja e tregut Elektrik, Veliaj: S’ka më favela! Progres me çdo kusht

TIRANË- Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj shprehet i vendosur për të çuar përpara projektin, që parashikon largimin e Tregut Elektrik dhe shndërrimin e saj në një hapësirë, që kryebashkiaku thotë se do i shërbejë gjithë komunitetit të zonës.

Përmes një postimi në tëitter, kryebashkiaku Veliaj nënvizon se tregtarët e tregut elektrik janë njoftuar që në 20.12.2019 për zhvendosjen në Shkozë, ndërsa bën me dije se Tirana do të ecë në rrugën e progresit me çdo kusht.

“Kanë kaluar 20 vjet nga pastrimi i Lanës nga Edi Rama e ka ende njerëz që duan favelat mes lagjeve. Jo më! Progres me çdo kusht!

Tregtarët e tregut elektrik janë njoftuar që në 20.12.2019 për zhvendosjen në Shkozë, ja si transformohet zona”, shkruan Veliaj.

Postimi i plotë i Erion Veliajt

Shembja e tregut elektrik të vendosur pranë zonës së Shkollës së Baletit në Tiranë ka nisur ditën e sotme. Fillimisht kanë qenë tregtarët që shisnin aty të cilët kanë protestuar kundër këtij vendimi, por sipas bashkisë ata janë njoftuar që në 20 dhjetor 2019 për zhvendosjen në Shkozë.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • jani: 30/01/2020 18:42

    NA bej nje shesh me gunge se e kemi merak,,,ose nje kulle qe te pime kafe ne maje ...te hengert mortja ermut...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit i kërkon Kosovës “përparim urgjent” për themelimin e Asociacionit

Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit i kërkon Kosovës “përparim urgjent” për themelimin e Asociacionit