Zhvillimi i bujqësisë/ Ekonomi: Eksportet u rritën me 145% krahasuar me 2013-n! Rama: Ulen importet, gjysma e produkteve sot prodhohen në vend (VIDEO)

Në konferencën e përjavshme për shtyp në Kryeministri 'Ekonomia në fokus', është ëprqenruar në sektorin e bujqësisë. Kryeministri Rama ka dalë para mediave me ministren Milva Ekonomi.  Në një panoramë të punës që ministrja bëri tha se eksportet e produkteteve bujqësore shqiptare janë rritur 145% krahasuar me vitin 2013.

"Raporti midis eksporteve dhe importeve ka ardhur duke u përmirësuar. Produktet shqiptare shkojnë sot në 75 vende të botës, deri në SHBA, Kinë apo Hong Kong. Produktet e peshkut në vendin tonë kanë pësuar një rritje të jashtëzakonshme, kanë arritur shifrën rekord të eksporteve prej 100 milionë eurosh.   Këto rritje erdhën nga investimet e zgjuara që ka bërë qeveria shqiptare në bujqësi. Kemi bërë investime në sipërfaqen e tokës arë për ujitje dhe kullim.

Janë marrë në konsideratë shumë incentiva fiskale shumë të rëndësishme për fermerin. Heqja e TVSH për farat dhe inputet bujqësore ishte një masë shumë e rëndësishme.  Në sektorin e peshkimit heqja e TVSH ka qenë për shumë e shumë zëra doganorë.

Një lajm tjetër i rëndësishëm është që së bashku me BE-në në janar të këtij viti ka filluar vendosja e 'bluebox' në çdo pajisje peshkimi. Sot në vend janë 140 vend grumbullime në të gjithë Shqipërinë.

Edhe përmirësimi i shërbimeve në e-albania është një gjë shumë e rëndësishme për fermerët. Kjo është një lehtësi më e madhe që vjen për të gjithë operatorët që punojnë në vend.  Nga skema kombëtare e mbështetjes kanë përfituar rreth 27 fermerë ndërkohë që në skemën e përfitimit të naftës falas kemi vënë në dispozicion të fermerëve 9.5 miliard lekë", tha ndër të tjera Ekonomi.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:44
Rama: Pagat në bujqësi janë në trend rritës  

Kryeministri Edi Rama tha se pagat në sektorin e bujqësisë janë në trend rritës dhe kjo është pozitive.

"Kur flasim për pagat në bujqësi ka shumë informalitet të pagës së deklaruar dhe pagës reale, që është e kundërta e asaj që ndodh me fasonët, ku paga reale është më e ulët se ajo e deklaruar. Trendi në bujqësi është shumë pozitive dhe pagat reale janë në një trend të sigurt rritës, pavarësisht ndonjë luhatje momentale. Këtë e konstatoj në gjithë realitetin e prodhimit bujqësor, ku problemi më i madhe është mungesa e disponimit për të punuar kur hape vende", tha Rama.

Ora 12:11
COVID-19/Rama: Dozat për ata që kanë bërë vaksinën janë! Po komunikojmë 7 herë në ditë me Pfizer për vonesat

Kryeministri Edi Rama tha se dozat për vaksinën e atyre që kanë bërë vaksinë  e parë janë dhe janë bërë kalkulimet e duhura që të mos  humbasin këtë proces. Ndërsa në lidhje me dozat e reja, Rama tha se ka një bllokim nga kompania Pfzier por shpreson që pas dy javësh të ketë lajm të mira për marrjen e dozave të reja, edhe pse në këtë situata asgjë nuk është e qartë.

"Për ata që kanë marrë dozën e parë vaksinës janë aty, për këtë arsye është bërë edhe kalkulimi që të mos ketë asnjë që të humbi procesin për shkak të mungesës së vaksinës. Pfizer ka një problem të madh me të gjitha vendet sepse ai ka lajmëruar një stop për zgjerimin e bazës prodhuese dhe faktikisht ne jemi në kontakt 7 herë në ditë për të bërë të mundur që ata të respektojnë kontratën me ne dhe të sjellin pjesën e parë të dozave. Ne nuk jemi vetëm në dorë të Pfizer dhe jemi para ,me negociata me AstraZeneca dhe shpresoj që ditët në vijim mund të jap ndonjë lajm të mirë në lidhje me këtë. Ajo që mund të thuhet është se Shqipëria nuk është mbrapa askush dhe shqiptarë ve nuk do tu mungojë kujdesi për të dalë sa më parë nga kjo flamë dhe fazë kaq e vështirë e luftës me COVID. Në dy javët e ardhshme do të kemi një qartësi më të madhe", tha Rama.

Ora 11:40
Rama: Janë rritur eksportet, gjysma e importeve të para 7 viteve sot prodhohen në vend falë mbështetjes së fermerëve

Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës për Ekonominë janë fokusuar tek sektori i bujqësisë dhe mbështetja e fermerëve. Rama tha se para 8 vitesh raporti Import-Eksport ishte 7 me 1, ndërsa sot është 3 me 1. Rama tha se falë investimeve dhe mbështetjes së fermerëve gjysma e produkteve që importoheshin më parë sot prodhohen në vend.

"Edhe në sektorin e Bujqësisë vlen i njëjti parim nëse e shohim me sytë e së ardhmen nuk jemi aty ku duam, nëse e shohim me sytë e të shkuarës ndryshimi është si nata me ditën. Situata sot e cila si në bujqësi dhe në çdo sektor ka shumë për të përmirësuar, është një arsye e fortë për të vazhduar për të shuara para dhe për të mos bërë pas. nuk ka kohë për pushim dhe as për të ndryshuar rrugë, kjo është rruga e drejtë dhe shifrat e fakt4et flasin. E vetmja formulë për t'i bërë gjërat të ndryshojnë vijimësisht dhe për ta bërë të prekshëm për të gjithë është puna këmbëngulëse me besim dhe me durim në rrugën e përcaktuar dhe konfirmuar nga rezultatet e deritanishme. Kur ne kemi nisur këtë rrugë Shqipëria importonte 7 dhe eksportonte 1, ishte një raporti 7 me 1, sot është 3 me 1, eksportojmë 1 dhe importojmë 3. Gjysma e asaj që importohej më parë është zëvendësuar me atë që prodhohet në vend. Kemi një rritje të konsiderueshme të prodhimit në vend dhe kemi rritje të ekspertëve si asnjëherë më parë. Toka e punuar është dyfishuar në sipërfaqe krahasuar me 8 vite më parë, që nga mbështetje më vaditjen  dhe investimet te puna. Qeveria garanton që njerëzit që punojnë tokën mbështetja është e shtrirë nga A tek ZH, me mbështetja falas për fermerë me atë që ata deri dje paguanin për taksën e qarkullimit dhe për taksën e mjedisit dhe akcizën brenda çmimit të naftës, mbështetja është e strukturuar në të gjithë nivelin e vet", tha Rama.     

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Maqedoni e Veriut/ Ziadin Sela i bashkohet koalicionit të drejtuar nga Ali Ahmeti

Maqedoni e Veriut/ Ziadin Sela i bashkohet koalicionit të drejtuar nga Ali Ahmeti