Zhvillohet ceremonia e përfundimit të kursit me temë ‘Menaxhimi për Hetimin e Terrorizmit’

Zhvillohet ceremonia e përfundimit të kursit me temë ‘Menaxhimi për Hetimin e Terrorizmit’

Ceremonia e përfundimit të kursit ‘Menaxhimi për Hetimin e Terrorizmit’

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, në detyrë, Drejtues i Lartë Sokol Bizhga, E Ngarkuara me Punë, në detyrë, në Ambasadën e SHBA në Tiranë, Kathryn Hammond dhe Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Klevis Qose, shpërndanë certifikatat për 13 punonjësit e Policisë së Shtetit dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, të cilët ndoqën kursin me temë “Menaxhimi për Hetimin e Terrorizmit”.

Ky trajnim u organizua në bashkëpunim me Zyrën Rajonale të Sigurisë në U.S. Embassy Tirana.

Gjatë ceremonisë së organizuar, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, në detyrë, Drejtues i Lartë Sokol Bizhga, falënderoi Ambasadën Amerikane për asistencën e dhënë dhe Zyrën Rajonale të Sigurisë për bashkëpunimin me Policinë e Shtetit në shumë fusha me ndikim në rritjen e nivelit të sigurisë në vend.

Drejtues i Lartë Sokol Bizhga nënvizoi nevojën e trajnimit të vazhdueshëm për punonjësit e policisë të angazhuar në strukturat e antiterrorit, me qëllim rritjen e kapaciteteve profesionale për të përballuar sfidat e reja.

E Ngarkuara me Punë, në detyrë, në Ambasadën e SHBA në Tiranë, Kathryn Hammond, vlerësoi bashkëpunimin me Policinë e Shtetit dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese, duke nënvizuar rëndësinë e hetimeve të terrorizmit për goditjen e këtij kërcënimi.

Kathryn Hammond u shpreh se shpeshherë këto hetime zgjasin në kohë, por kjo nuk duhet të dekurajojë punonjësit e angazhuar për të siguruar rezultate konkrete.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zhvarrimi i Enver Hoxhës dhe konfliktet me Berishën! Arben Manaj në Esencë-Report Tv 

Zhvarrimi i Enver Hoxhës dhe konfliktet me Berishën! Arben Manaj në Esencë-Report Tv