Zhvillohet filtri potencialisht i dobishëm për të kufizuar përhapjen e Covid

Zhvillohet filtri potencialisht i dobishëm për të kufizuar përhapjen e Covid

Një teknologji e re mbërrin nga Shtetet e Bashkuara dhe mund të ndihmojnë në pengimin e përhapjes së pandemisë së koronavirusit.

Është fjala për një filtër, i zhvilluar nga studiues të Universitetit të Houston, nëTexas, në bashkëpunim me ekspertë të tjerë, që do të jetë në gjendje të bllokojë dhe eliminojë virusin Sars-Cov-2.

Testet laboratorike të kryera në Laboratorin Kombëtar Galveston kanë treguar se filtri do të jetë në gjendje të zhdukë 99.8% të grimcave virale.

Teknologjia, e përshkruar edhe në faqet e revistës së specializuar ‘Materials Today Physics’, u zhvillua nën drejtimin e Zhifeng Ren, drejtorit i ‘Texas Center for Superconductivity ‘

Filtri eliminon 99% të grimcave virale

 Filtri, i bërë me shkumë nikeli të ngrohur në 200 gradë Celsius, një substancë në dispozicion edhe në treg, do të jetë në gjendje të zhdukë virusin për shkak të temperaturave të larta, të cilave i nënshtrohet duke kaluar brenda tij. Zgjedhja e materialit nuk është e rastësishme pasi shkuma e nikelit, siç shpjegohet nga studiuesit, plotëson disa kërkesa kryesore: është poroze, fleksibël, përçuese elektrike dhe lejon rrjedhjen e ajrit.

"Ky filtër mund të jetë i dobishëm në aeroporte dhe aeroplanë, ndërtesat e zyrave, shkolla ​​dhe anijet e lundrimit për të ndaluar përhapjen e Covid-19", shpjegoi Ren, një profesor i fizikës në Universitetin e Houston.

"Aftësia e tij për të ndihmuar në kontrollin e përhapjes së virusit mund të jetë shumë e dobishme për shoqërinë."

Zhvilluesit e filtrit aktualisht janë duke punuar në krijimin e një modeli tavoline që mund të pastrojë ajrin në vendin e punës.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Skandal bastesh në NBA, basketbollisti përjashtohet përjetë

Skandal bastesh në NBA, basketbollisti përjashtohet përjetë