Zhvillohet në Vlorë stërvitja ushtarake ‘GRUPEX’, anijet luftarake rrethojnë Karaburunin! Sot do kryhen qitje bregdetare me top e mitralozë

Në datën 25 dhe 26 maj do të zhvillohet stërvitja GRUPEX. Kjo është një stërvitje ushtarake dy ditore për certifikimin e grupeve të anijeve në kryerjen e detyrave luftarake dhe të RB.

Gjatë dy ditëve të stërvitjes do të ketë skenarë të ndryshëm për detyra, SAR, MIO, Force Protestioan, Bordin ops, manovrim taktik.

Për herë të parë do të zhvillojmë edhe NEO (non combatants evacuation operation). 

Ndërsa dot me 26 maj do të ketë qitje bregdetare me top 20 mm dhe mitralozë 12.7 mm.

Kjo është stërvitje në kuadrin e përgatitjes së efektivave të FD, për realizimin e misionit dhe detyrave që dalin prej tij. Për më tepër do të tregojë dhe përgatitjen dhe gadishmërinë e efektivave në përballimin e situatave në operacionet e kërkim-shpëtim dhe të zbatimit të ligjit në det në prag të sezonit turistik.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • xXx: 26/05/2022 16:48

    Pse nuk shkojnë të bëjnë qitje te gjiri Lalëzit?!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Pritet konferenca e parë ndërqeveritare, mendoni se Shqipëria bëhet anëtare e BE në një kohë të shkurtër?



×

Lajmi i fundit

John

Ukrainë, tetë kryebashkiakë ende të burgosur të rusëve