Manastirliu: Pamje të RËNDA në 65% të paketës! Hajdari: Nuk ul numrin e duhanpirësve... të mos lejohet cigarja nën 25 vjeç dhe të rritet çmimi

TIRANË- Ndryshimi i ligjit për duhanin, ka qenë fokusi i seancës së sotme plenare të zhvilluar ditën e hënë. Ministrja e shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka prezantuar nga foltorja e kuvendit ndryshimet që do të bëhen, sipas së cilët do të sjellin uljen e numrit të duhapirësve. Brenda muajit shkurt do të miratohen imazhet për paketat e duhanit, që do të zënë 65% të dy anëve të paketimit të duhanit, sqaroi Manastirliu, me foto që tregojnë dëmet që shkakton nga duhanpirja në shëndet.

"Komiteti Ndërsektorial për Mbrojtjen e Shëndetit nga Produktet e Duhanit do të vendosë brend Shkurtit për fotot dhe paralajmërimet -pictorials- në paketimet e duhanit. Paralajmërimet e kombinuara tekst dhe figurë do të zënë 65% të faqes ballore të paketimit të duhanit dhe po ashtu të faqes së pasme, duke zbatuar Direktivën 2014/40 EU", tha Manastirliu duke shtuar se imazhet e reja do te vendosen në paketat e cigareve dy vite pas miratimit, për t’i lënë kohën e nevojshme biznesit për të bërë ndryshimet.

Megjithatë, për kryetaren e grupit parlamentar opozitar, Rudina Hajdari këto propozime të mazhorancës nuk janë efektive për qëllimin kryesor për të cilat bëhen, pra uljen e numrit të duhanpirësve. Ajo propozoi rritjen e çmimeve të paketave si dhe të mos lejohet tregtimi i tyre për persona nën moshën 25-vjeç.

"Rritje të çmimit dhe të moshës që mund të blejnë duhan. Jo më 18-vjeç, por 25. Sot nuk kemi iniciativa të tilla, por që kanë treguar që nuk janë të efektshme. Ndryshimi i paketimit nuk parandalon duhanpirësit që të blihet. Ne duhet t'ia ndalojmë aksesin, duke bërë një fushatë ndërgjegjësuese", tha Hajdari.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:13
I pakrehur, Kujtim Gjuzi tregon ku e kaloi natën mbrëmë: Na jep ndonjë lek ne, do t’i ndjek hap pas hapi

Në parlament sot u diskutua zbatimi i ligjit anti-duhan dhe masat e reja që kërkoi ish-ministri Ilir Beqja që të merren. Por kreu i Partisë Konservatore, Kujtim Gjuzi, që këtë herë u shfaq ndryshe nga herët e tjera, mes të tjerash me flokët e pakrehura, tregoi se kishte qenë në terren për të zbatimin e ligjit anti-duan.

"Në fakt nëse keni vënë re gjatë këtyre 10-15 ditëve sapo kam marrë në dorë projektin e zotit Beqja, kam dalë siç e keni parë në barët e ditës dhe natës për të parë çfarë ndodh. Pihet duhan. Pihet duhan se..(kthen kokën nga kabineti qeveritar) nuk është ministri i Brendshëm këtu, se disa komisarë të korruptuar vendosin disa gjoba.

Me makina para bareve thoshin, doni me pi duhan? Po! Na jep ndonjë lek neve. Po nuk ishin pak, 500 euro për bar. Tani ata komisarët me këshillimin e ministrit nuk i shoh më. Vazhdoj t’i ndjek hap pas hapi' tha ai në Kuvend.

Ora 10:42
Ndryshimet për ligjin e duhanit/ Hajdari: Të rritet çmimi i paketave dhe mosha e atyre që lejohen ta blejnë

Ndryshimet në ligjin e duhanit kanë qenë në fokus të diskutimeve në nisje të kësaj seancë plenare. Deputetja e opozitës së re, Rudina Hajdari është shprehur kundër ndryshimeve në ligj të propozuara nga ish- ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj. Sipas pas nuk ndikon në lënien e duhanit nëse ndryshohet paketimi, por kërkon që të rritet çmimi i një pakete dhe mosha që mund ta blejnë nga 18- vjeç në 25.

"Rritje të çmimit dhe të moshës që mund të blejnë duhan. Jo më 18-vjeç, por 25. Sot nuk kemi iniciativa të tilla, por që kanë treguar që nuk janë të efektshme. Ndryshimi i paketimit nuk parandalon duhanpirësit që të blihet. Ne duhet t'ia ndalojmë aksesin, duke bërë një fushatë ndërgjegjësuese", tha Hajdari.

Hajdari është ndalur duke folur për Reformën Zgjedhore, sipas së cilës është një ndër pikat kyçe për daljen e vendit nga kriza.

"Ju e dini që Shqipëria është futur në një krizë të vazhdueshme dhe ne vazhdojmë ta fusim veten brenda kësaj krizë, duke varur shpresat në duar të njerëzve që kanë treguar se nuk dinë të japin një zgjedhje. i kemi shkaktuar vendit një stopim të të tërë, me ligje të mbrapshta dhe kriza të herëpashershme. Duhet të kemi parasysh që vendi jonë është në një krizë të thellë dhe duhet t'i rikthejmë vendit një besim të plotë në institucione, por kjo nuk do të ndodhë nëse Reforma Zgjedhore nuk do të përfundojë, nëse ata njerëz që kanë rrënuar këtë vend do të vazhdojnë të ulen me njëri-tjetrin, duke mos përfaqësuar interesat e vendit", tha Hajdari.

Ora 10:35
Imazhet që tregojnë dëmet që shkakton duhani, Manastirliu: Miratohen brenda Shkurtit, do të zënë 65% të paketës

Brenda muajit Shkurt do të miratohen imazhet për paketat e duhanit, që do të zënë 65% të dy anëve të paketimit të duhanit, me foto që tregojnë dëmet që shkakton nga duhanpirja në shëndet. Deklarata u bë nga Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, gjatë fjalës saj në Kuvend.

"Komiteti Ndërsektorial për Mbrojtjen e Shëndetit nga Produktet e Duhanit do të vendosë brend Shkurtit për fotot dhe paralajmërimet -pictorials- në paketimet e duhanit. Paralajmërimet e kombinuara tekst dhe figurë do të zënë 65% të faqes ballore të paketimit të duhanit dhe po ashtu të faqes së pasme, duke zbatuar Direktivën 2014/40 EU", tha Manastirliu.

Imazhet e reja do te vendosen në paketat e cigareve dy vite pas miratimit, për t’i lënë kohën e nevojshme biznesit për të bërë ndryshimet e duhura në paketimin e duhanit.

Duke deklaruar se masat kundër duhanpirjes janë shtuar, duke përfshirë edhe gjobat e reja, të shumëfishuara sipas ligjit të ri, Manastiriliu gjatë fjalës saj ka lëshuar një paralajmërim për të gjitha subjektet, sidomos ato që tregtojnë produket e duhanit afër shkollave.

"Është fakt se viti 2019 shënon numrin më të lartë të gjobave të vendosura ne keto vite, me 466  masa administrative, nga të cilat dhjetra masa administrative prej 600 mijë lekë për shkelësit e përsëritur të ligjit. Ndërkohe,puna nuk do të ndalet, për të zbatuar ligjin, në të gjitha ambjentet që tregtojnë produkte të duhanit, sidomos puna do të fokusohet tek ambjentet afër shkollave, me zero tolerancë për subjektet që tregtojnë duhan, cigare elektronike apo shisha nargjile për të rinjtë”, tha Manastirliu.

Gjashtë muaj më parë u miratuan amendimet në ligjin “Për mbrojtjen e Shëndetit nga produktet e duhant”, duke përfshirë për herë të parë, njësoj si për duhanin, ndalimin e tij në ambientet e brendshme edhe për duhanin me ngrohje, cigaren elektronike, shisha /nargjile, që konsiderohen po aq të dëmshme për shëndetin e popullatës.Duke theksuar se progresi në luftën kundër duhanpirjes në këto vite ka qenë i dukshëm, Manastirliu citoi Progres Raportin e Komisionit Europian për Shqipërinë për vitin 2019 që dha këtë vlerësim në lidhje me zbatimin e ligjit: “Në lidhje me kontrollin e duhanit, Ligji për mbrojtjen e shëndetit nga produktet e duhanit, i cili është përgatitur të jetë në përputhje me Acquis, është duke u zbatuar plotësisht”.

Megjithatë, Ministrja e Shëndetësisë e konsideroi sfidë zbatimin e ligjit të ri, me përfshirjen e të gjithë institucioneve të ngarkuara nga ligji në grupet e inspektimit, qoftë inspektoriati i punës, drejtoritë e taksave, inspektoriatet arsimore dhe policia,sepse gjithpërfshirja në këtë luftë të përditshme është thelbësore.

“Sfida jonë sot është me zbatimin e ligjit të ri, në të njëjtën masë për duhanin dhe nënproduktet e tij me zero tolerancë për shkelësit e ligjit dhe për shkelësit që nuk I druhen gjobës së parë apo të dytë, me deri në 6-fishim të masës së gjobës për këdo që sfidon ligjin në dëm të shëndetit të populate”, tha Manastirliu.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • yyy: 17/02/2020 21:21

    Duhani ndot ambjentin se nuk kalon dot rruges te bllokohet frymarja nga gazrat e makinave me ate karburant te perzier me plehrat qe mbysin kazanet me fekalet e qenve qe mbushin rruget me trotuaret e bllokuara nga tavolinat dhe shitesit e zarzavateve

    Përgjigju
  • KUJTIM GJIZA E THARTUME: 17/02/2020 16:17

    Kujtim gjiza e thartume na u bo deputet e gjith mileti do haj kos se kujtimi detin do ta boj kos. O medet mileti shkret me ksi lloi deputet si flamuri pa shkop e edi paloqe që thupën ta than po politikën se kupton se ai për thupën jeton.

    Përgjigju
  • Fredi: 17/02/2020 14:50

    Boeni izet euro paketen te shpetojm nga plenat qe na helmun plus qe ndotin ambjentin

    Përgjigju
  • Free: 17/02/2020 12:14

    po daulle ngele moj .....kane ardhur kohe te tjera dhe duhani eshte per pleq po ty te ka mbet sahati.

    Përgjigju
  • Petriti: 17/02/2020 11:12

    Qe te behet lufte sa me efikase ne menyre qe te ulet duhanpirja,jam plotesisht dakort.Por qe te kerkohet nga nje politikan qe te cohet cmimi i duhanit artificialisht,me duket budellallek.Thjesht,ka 1000 menyra me efikase.(pastaj ta mendosh qe rritja e cmimit pasuraon vetem tregetarin).

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

GOLAT/ Lazio i falet Luis Albertos, mund Genoan në udhëtim! Juventus luan në Sardegna me Cagliarin

GOLAT/ Lazio i falet Luis Albertos, mund Genoan në udhëtim! Juventus luan në Sardegna me Cagliarin