Avioni me 62 persona në bord u zhduk të shtunën në Indonezi, zhytësit gjejnë kutinë e zezë dhe pjesë të trupave të disa personave

Avioni me 62 persona në bord u zhduk të shtunën në Indonezi, zhytësit gjejnë kutinë e zezë dhe pjesë të trupave të disa personave

Zhytësit rikuperojnë kutinë e zezë të avionit të rrëzuar në Indonezi ditën e shtune. Regjistruesi i të dhënave të fluturimit mund të shpjegojë pse avioni 737-500  u rrëzua një minutë pasi u shkëput nga toka, për të përfunduar në det.

 "FDR [regjistruesi i të dhënave të fluturimit] është gjetur," tha Ministri i Transportit Budi Karya Sumadi në një konferencë televizive drejtpërdrejt.

Ndërkohë që ekipet e kërkimit prej ditësh janë në kërkim të viktimave, familjarët e të cilëve janë në pritje të lajmeve. Kutia e zezë do t'i dorëzohet Komitetit Kombëtar të Sigurisë së Transportit që mbikëqyr hetimin.

Deri më tani, janë dërguar 74 çanta trupi që përmbajnë mbetje njerëzore tek ekspertët të cilët të hënën thanë se identifikuan viktimën e tyre të parë, stjuardesin 29-vjeçar Okky Bisma."

Zëdhënësi i Policisë Kombëtare Rusdi Hartono tha se janë mbledhur rreth 53 mostra për testimin e ADN-së, por ende duhen më shumë, veçanërisht nga prindërit dhe fëmijët e viktimave.

Në avionin e rrëzuar të Shtunën humbën jetën 62 persona, mes të cilëve 10 ishin fëmijë. 

Katastrofa ka ringjallur shqetësimet në lidhje me sigurinë e aviacionit në Indonezi, e cila u rrit shpejt pasi ekonomia u hap pas rënies së diktatorit Suharto në fund të viteve 1990. Shtetet e Bashkuara kishin ndaluar transportuesit indonezianë të operonin në vend në 2007, duke hequr masën në 2016, duke përmendur përmirësime në përputhje me standardet ndërkombëtare të aviacionit. Bashkimi Evropian hoqi një ndalim të ngjashëm në 2018. Sriwijaya Air ka pasur vetëm incidente të vogla sigurie në të kaluarën, megjithëse një fermer u vra në 2008 kur një aeroplan doli nga pista ndërsa ulej për shkak të një problemi. Në vitin 2018, një avion Boeing 737 MAX 8 i operuar nga Lion Air u rrëzua, duke vrarë 189 persona.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon votimin e detyrueshëm, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Mblidhet Komisioni Hetimor për TIMS, sot miratohen kërkesa për informacion

Mblidhet Komisioni Hetimor për TIMS, sot miratohen kërkesa për informacion