Të dehur, zihen pasi dolën nga lokali, shqiptari vritet nga kushëriri në Itali dhe hidhet në kanal

Erion Morina dhe vendi ku u vra

Një shqiptar nga Malisheva e Kosovës është vrarë në Bergamo dhe më pas është hedhur në kanal për të zhdukur gjurmët, por ngjarja është zbardhur. Viktima është Erion Morina 20-vjeç. Sipas medieve italiane, shqiptari ka qenë së bashku me një kushëri në njërin nga lokalet pranë banesës.

Por në momentin që kanë dalë nga lokali, nën efektin e alkoolit ka pasur një grindje mes tyre dhe kushëriri e ka goditur Morinën me shishe në kokë. 20-vjeçari ka rënë pa ndenja në tokë duke humbur shumë gjak.

Për të zhdukur gjurmët, ai e ka tërhequr zvarrë dhe e ka hedhur në kanal. Rreth orës 6 të mëngjesit, disa kalimtarë vërejnë pikat e kuqe të gjakut në trotuar dhe më pas kufomën. Brenda pak orëve policia identifikoi viktimën, autorin që është në kërkim dhe zbardhi ngjarjen e rëndë.

d.ba./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Rritet gjoba për celularin dhe drejtimin e makinës në gjendje të dehur! A jeni dakord me ashpërsimin e Kodit Rrugor?

Komento