Rrezikoi banesa e bizneset, shuhet zjarri në Kepin e Rodonit! Përpihen nga flakët 20 ha shkurre e ferra dhe 5 dynym pyll

Zjarri i cili përfshiu Kepin e Rodonit në Durrës është shuar. Për fikjen e zjarrit u angazhuan forcat zjarrfikëse të Durrësit me 3 mjete si dhe me 10 forca punonjësish.

Zjarri përfshiu 20 ha shkurre e ferra dhe 5 dynym pyll, ndërkohë që rrezikoi biznese e banesat që ishin përreth.

Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit, i cili alarmoi një pjesë të madhe pushuesish, të cilët të panikosur nga tymi që mbuloi zonën u larguan me shpejtësi nga plazhi me automjetet e tyre.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë