Zjarr në Fushë Arrëz, kryetari i bashkisë apel në Report Tv: Ndihmë! Do shkrihen dy fshatra (VIDEO)

Zjarret e fuqishme rrezikojnë dy fshatra në Fushë Arrëz, ndërsa kryetari i bashkisë Fran Tuci në një lidhje telefonike për Report Tv u shpreh se situata është shumë e rëndë dhe nëse do të vijojë kjo gjendje alarmante rrezikohen që të shkrihen për 20 minuta dy fshatra, pasi gjithçka ka dalë jashtë kontrollit.

Ai u shpreh se zjarri që përfshiu një zonë me pisha ka mbërritur deri në oborret e banesave, ndërsa helikopteri e ka pasur të pamundur për të ndërhyrë. 

Dy fshatrat që po rrezikohen nga zjarri masiv prej tre ditësh janë Tuc dhe Lumbardhë. Report Tv siguron pamjet e para nga zjarri masiv që ka përfshirë dy fshatrat, ndërsa banorët e zonës të mbështetur nga forcat e FA vijojnë betejën me flakët.  

Ushatarakët në luftë me zjarrin në Fushë-Arrëz

Intervista e kryetarit të bashkisë për Report Tv

Si paraqitet situata në Fushë Arrëz?
Zjarri kaloi përmasat. Është bërë i papërballueshëm, ka banorë të rrezikuar. Ditën e parë e shuam vetë zjarrin, por u aktivizua prapë dhe ka tre ditë që po përleshemi me zjarrin.

Sa banesa janë në rrezik?
Zjarri ka arritur deri në oborrin e shtëpive, pas 20 minutash fshati mund të shkrihet nga zjarri. Bashkia ka qenë e mbyllur, të gjithë punonjësit janë atje. Kemi kërkuar ndihmë nga qeveria, por helikopteri e ka pasur të pamundurën që të futet. Në fshatin Tuc dhe Lumbardhë rrezikohen 20 banesa. Kjo situatë ishte e paparashikueshme.

A keni bërë thirrje për evakuim?
Kemi bërë thirrje për evakuim. Kanë ardhur forcat nga FA, po punojnë për shuarjen e flakëve.

Dihen shkaqet e zjarrit?
Nuk dihen shkaqet e zjarrit

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Maks: 29/09/2018 15:40

    Kapini terroristet dhr digjini ne zjarret qe kan ndez vet mos i lini te gjall keta qener qe po djegin shqiperin ruajeni mallin tuaj ruajeni shqiperin sepse i ligu kete do

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

'Klodjan Allajbeu ortak me Shkëlzen Berishën', Haklaj: SPAK do t'i shkojë deri në fund

'Klodjan Allajbeu ortak me Shkëlzen Berishën', Haklaj: SPAK do t'i shkojë deri në fund