Zjarr në katin e 4-t të një pallati në Korçë, shkak dyshohet rrjedhja e bombolës së gazit në një apartament (EMRI)

KORÇË- Një apartament është përfshirë nga flakët në katin e 4 të një pallati. Shkak është bërë rrjedhja e një bombole gazi

Për pasojë 40-vjeçari i identifikuar si Klodian Gjoka ka pësuar djegie trupore dhe u dërgua për mjekim, në spitalin e Korçës ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Në momentin e shpërthimit ka qenë i vetëm në shtepi.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:25
Shpërthimi në një banesë në Korçë, flet nëna e të plagosurit: Bombola e gazit ishte e vjetër, shyqyr shpëtoi djali

 

Shpresa Gjoka nëna e Klodian Gjokës, i cili mbeti i plagosur nga shpërthimi i një bombole gazi në një apartament në Korçë, u shpreh se bombola e gazit që ato përdornin ishte e vjetër.

‘Ne ishim poshtë po flinim, kur dëgjoj zhurmë penxheret, fluturuan penxheret. Shikoj qelqurina poshtë dhe mendova se ishte tërmet. Kur dola jashtë pash xhama, dyer etj. Shyqyr zotit që nuk kishte njeri jashtë ose ndonjë fëmijë që luante.

Vetëm djali ishte në banesë. Djalin e goditën qelqurinat. E çuan në spital këta komshinjtë. Më thanë që është në gjendje të mirë shëndetësore. Aty nuk jeton njeri, djali erdhi për të na parë në të shkretët që jemi të sëmurë.  Të gjitha penxheret 4 ose 5, janë thyer. Ndërsa bombola ishte nga bombolat e vjetra siç i kemi marrë, di unë si ishin ato flama. Shyqyr që shpëtoi djali.’- tha ajo.

A.M./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Akrobatët performancë te Amfiteatri: Të ndërtohet Cirku i ri, stërvitemi në kushte skandaloze

Akrobatët performancë te Amfiteatri: Të ndërtohet Cirku i ri, stërvitemi në kushte skandaloze