Zjarr në katin e parë të spitalit të Fierit, merr flakë makineria e larjes së grafive! Pacientët zhvendosen te spitali 'Memorial'

FIER-Pacientët dhe stafi në Urgjencën e Fierit kanë përjetuar disa momente paniku, kjo pasi në katin e parë të spitalit ka rënë zjarri.

Report Tv mëson se ka marrë flakë makineria e larjes së grafive, por për fat të mirë zjarri është shuar me shpejtësi duke parandaluar një tragjedi të mundshme. Mësohet se është bërë i mundur evakuimi menjëherë i personelit mjekësor nga dhoma, teksa pas disa minuta “luftë” me flakët, zjarri është shuar. E ndërsa, 2 pacientë janë zhvendosur në spitalin 'Memorial', për të marrë kujdesin e duhur mjekësor, për të cilin kishin ardhur në Urgjencë.

Imazheristi Aristotel Kusta tregon se shkak mund të ketë qenë një shkëndije elektrike.

“Lavatriçja e larjes së filmave ka marrë flakë, se di për koston, ka marrë flakë para një ore, nuk kishte paciente, është laborator që nuk ka lidhjen me pacientë. Bëri masë dhe shkaktoi flakë, kishte dollape”, tha imazheristi Aristotel Kusta.

Nëndrejtori i spitalit, Ramadan Çepele tha se kjo nuk do të ndikojë që pacientët të marrin shërbim.

“Për 1 orë fillojmë punën në pjesën tjetër të Urgjencës, mendojmë që nuk të ketë qenë një shkëndijë elektrike, kjo nuk do i pengojë pacientët që të marrin shërbim, kemi bërë evokim të 2 pacientëve të spitali ‘Memorial”, tha Çepele.

Report Tv ka sjellë edhe pamjet nga vendi i ngjarjes ku shikohet tymi i zi i cili dilte nga dritarja e katit të parë. Policia dhe grupi hetimor kanë mbërritur në vendin e ngjarjes ku po punojnë të zbardhur të plotë rrethanat.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Beni: 06/07/2022 15:55

    Kur ka mase duhet te stakohet automati apo istalimet elekrike i bejne pa automat

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Rithemelimi e PL molotov e dhunë para bashkisë së Tiranës, SHBA e BE e dënojnë në bllok: Akte të tilla s'kanë lidhje me protestën

Rithemelimi e PL molotov e dhunë para bashkisë së Tiranës, SHBA e BE e dënojnë në bllok: Akte të tilla s'kanë lidhje me protestën