Vlorë/ Zjarr i përmasave të mëdha në Kaninë dhe kodrat e Zvërnecit, digjen sipërfaqe me ullinj! Ndërhyn helikopteri për shuarjen e flakëve (VIDEO)

VLORË- Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë në Kaninë, i cili është duke djegur sipërfaqe me ullinj. Sikurse mund të shihet nga pamjet, flakët e zjarrit ndodhen afër banesave, ndërsa 3 mjete zjarrfikëse po punojnë për shuarjen e flakëve. Report Tv mëson se një helikopeter po ndërhyn për të shuar zjarrin.

Banorët shprehen të shqetësuar për shkak të dëmit që flakët e zjarrit po shkaktojnë në zonë duke djegur ullinj 100, 200-vjeçar, ndërsa rrezikojnë dhe shumë familje, shtëpitë e të cilëve ndodhen shumë pranë vatrës së zjarrit.

Po ashtu, një tjetër vatër zjarri raportohet në kodrat e fshatit Zvërnec, i cili ka djegur një sipërfaqe me ullinj. Flakët po përhapen me shpëjtësi ndikuar dhe era po ashtu edhe terreni i vështire. Deri më tani dyshohet për zjarrëvënie të qëllimshme.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:34
Situata e zjarreve në Vlorë, prefekti Mamaj: Disa banesa në rrezik! Banorët të ndërhyjnë për të dhënë kontributin e tyre

 

Prefekti i Vlorës, Flamur Mamaj ka folur për situatën e zjarreve duke i bërë thirrje banorëve që të ndërhyjnë për të parandaluar përhapjen e flakëve deri në banesa. 

“Situata ka agravuar për shkak të erës. Reagmi i forcave zjarrfikse dhe ndërhyrjes nga ajri ka qenë shumë i shpejtë dhe po jep rezultatet e veta. Shpresojmë të bjerë intensiteti i erës që të kemi mundësi të identifikojmë pikat më të rrezikshme për të ndërhyrë dhe për të evituar djegien e ndonjë banese.

Forcat e tjera nuk mund të angazhojmë. Ky ka qenë reagimi i shpejtë. Janë forcat e pyjores, zjarrfikëset dhe ndërhyrja nga ajri që është më e shpejta e realizuar. Kemi 2-3 banesa që mund të rrezikohen, por prej rrethimit me rrugë makine, besoj se nuk do të kemi probleme. Nesër do të identifikojmë sa rrënjë ullinj janë dëmtuar. Ne po vlerësojmë situatën për ndërhyrje me zjarrfikëse dhe vullnetarë.

Të gjithë këta vullnetarë, banorët e zonës duhet të ndërhyjnë për të dhënë kontributin e tyre. Organet ligjzbatuese kanë hapur çështjet penale për të gjithë zjarret që janë në qarkun e Vlorës”, tha prefekti Flamur Mamaj.

Ora 14:46
Zjarri i përmasave të mëdha në Kaninë të Vlorës, nis ndërhyrja me helikopter

 

Ka mbërritur në Kaninë të Vlorës, një helikopteri i cili po ndërhyn për shuarjen e flakëve të zjarrit. 

S.C/A.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se vendosja e fashës 800 kWh do të sjellë kursim të energjisë?



×

Lajmi i fundit

Ndryshimet e drejtuesve politik në Shkodër? Tom Doshi vizitë në kryeministri (VIDEO)

Ndryshimet e drejtuesve politik në Shkodër? Tom Doshi vizitë në kryeministri (VIDEO)