Zjarr në papafingon e vilës 4-katëshe në Tiranë, evakuohen banorët (VIDEO)

Një zjarr ka rënë në papafingon e një vile katër katëshe në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme, rreth orës 19:30, në rrugën "Skender Luarasi".

Sipas policisë, për fat të mirë nuk raportohet për dëme në njerëz, por vetëm dëme materiale. Ndërsa janë evakuuar në kohë edhe banorët, të cilët janë alarmuar për shkak të flakëve të mëdha.

Në vendngjarje shkuan tre zjarrfikëse, të cilat bënë të mundur fikjen e zjarrit. Ndërsa siç duket edhe në videon e siguruar nga Report TV kati i parë shërbente si kopsht privat.

Grupi hetimor dhe Shërbimet e Policisë vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të zjarrit.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Koncesioni ‘politik’ PS-Rithemelimi, Korreshi në 'Frontline': Nuk do pengojmë SPAK-un

Koncesioni ‘politik’ PS-Rithemelimi, Korreshi në 'Frontline': Nuk do pengojmë SPAK-un