Zjarr në pishat e Pogradecit, digjet një sipërfaqe e madhe! Flakët shkrumbojnë edhe pyllin e fshatit Osnat

3 vatra janë aktivizuar në pyjet dhe bimësinë e Pogradecit pranë kodrave të kalasë së qytetit.

Sipërfaqja e djegur është e konsiderueshme dhe aktualisht zjarri ka përfshirë pisha dhe shkurre.

Zjarrfikëset ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për vënien nën kontroll të flakëve. Paraprakisht dyshohet se zjarri është i qëllimshëm.

Ndërkohë, prej dy ditësh flakët vijojnë të djegin pyllin në fshatin Osnat. Flakët janë përhapur masavisht, ndërsa në terren janë angazhuar zjarrfikësit, punonjës të pyjores e punëtorë shërbimesh që po punojnë për shuarjen e flakëve.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:33
Prej dy ditësh, flakët vijojnë të djegin pemët në pyllin e  fshatit Osnat të Pogradecit! Zjarrfikësit po punojnë për shuarjen e flakëve

 

Një vatër zjarri masive prej 2 ditësh ka përfshirë një sipërfaqe pylli në fshatin Osnat, njësia Dardhas, në zonën e quajtur Qafë Panjë në Pogradec. Prej dy ditësh punonjës të pyjores, zjarrfikës dhe punëtorë shërbimesh po punojnë për fikjen e vatrës së zjarrit. Këtë pasdite është arritur të izolohet një pjesë e tij, por vatra e zjarrit vijon të jetë aktive.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Skandal trukimi në futbollin belg, Westerlo dhe Genk barazojnë 1-1! Lojtarët 'shëtisin' në fushë (VIDEO)

Skandal trukimi në futbollin belg, Westerlo dhe Genk barazojnë 1-1! Lojtarët 'shëtisin' në fushë (VIDEO)