Berat- Zjarr në vendin e quajtur "Kthesa e Lapardhasë", përgjatë aksit nacional Berat-Dimal.

Digjet një sipërfaqe e konsiderueshme me ferra e kallamishte në anë të rrugës. Zjarri ra shumë pranë parcelave me grurë dhe drurëve frutorë, ndërsa dyshohet se ka qënë i qëllimshën.

Persona ende të paidentifikuar i kanë vënë flakën ferrave e kallamishteve në anë të rrugës dhe janë larguar.

Për shkak të temperaturave të larta dhe erës, zjarri është përhapur me shpejtësi. Pas njoftimit, në venegjarje kanë shkuar forcat e shërbimit zjarrëfikës, që kanë bërë të mundur lokalizimin e flakëve,   dhe vënien në kontrroll të situatës.

Si pasojë e zjarrit është djegur një sipërfaqe e konsiderueshme me ferra e kallamishte në anë të rrugës, ndërkohë që nga ana e policisë po punohet për identifikimit e zjarrëvënësve, pasi dyshohet se zjarri ka qënë i qëllimshën. Ky është rasti i tretë brenda tre ditësh dhe pa asnjë autor në pranga.