Zjarre të qëllimshme në 8 qarqe, Xhaçka: FA e angazhuar nga toka e ajri! Nuk do kursehet askush që i vënë flakën pyjeve

Zjarre të qëllimshme në 8 qarqe, Xhaçka: FA e angazhuar nga toka e ajri! Nuk do kursehet askush që i vënë flakën pyjeve

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka ka reaguar ndaj vatrave të zjarrit që janë ndezur sërish dhe në mënyrë të qëllimshme nga njerëzit duke dëmtuar kështu sipërfaqe të mëdha pyjore si dhe kërcënuar banesa e objekte të ndryshme që ndodhen pranë këtyre vatrave të zjarrit.

Xhaçka shkruan se janë me dhjetarë efektivë të Forcave të Armatosura që po 'luftojnë' me flakët në 8 qarqe të vendin, si Fier, Shkodër, Vlorë, Lezhë, Tiranë, Vlorë etj. Angazhimi i Forcave të Armatosura ka ardhur si nga toka dhe nga ajri, në rastet kur pushteti vendori  ka ezauruar të gjithë kapacitetin me njerëz e mjete që disponon.

Xhaçka nuk ka nguruar të paralajmërojë të gjithë ata individë që vendosin qëllimisht zjarrin duke u thënë se Ligji “Për mbrojtjen Civile” nuk ka për t’i kursyer dhe se do të përgjigjen para ligjit për veprimet e tyre të papqërgjegjshme.

"Flakët e shkaktuara nga dora e njeriut më shumë sesa nga temperaturat e larta, kanë prekur sipërfaqe të tëra me pyje e kullota në 8 qarqe të vendit. Dhjetëra efektivë të Forcave të Armatosura, të pajisur me mjetet e veshjet e posaçme kundër zjarreve janë angazhuar në disa operacione në Fier, Shkodër, Vlorë, Tiranë, Lezhë etj, ditë e natë, për shuarjen e zjarreve që fatmirësisht nuk kanë cenuar sigurinë e banorëve në këto zona. Angazhimi i FA nga toka e ajri do të jetë i pakursyer në të gjitha rastet kur, sipas ligjit, pushteti vendor ka ezauruar të gjithë kapacitetin me njerëz e mjete. Ligji “Për mbrojtjen Civile”, të cilin e kemi miratuar një vit më parë e që përben një prej elementëve më të rëndësishëm të reformës në fushën e emergjencave civile, nuk kursen as pushtetin vendor në rast se nuk i përgjigjet situatave të emergjencës,  por as individët që i vënë zjarrin kullotave e pyjave, duke shkaktuar miliona lekë dëm të pasurisë kombëtare", shkruan Xhaçka.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Investimi i dhëndrit të Trump në Sazan, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Momenti kur adoleshentët i vënë flakë makinës në Korçë, Report TV siguron pamjet

Momenti kur adoleshentët i vënë flakë makinës në Korçë, Report TV siguron pamjet