Zjarret e Amazonës ‘ndezin’ dhe Samitin e G7. Macron kërcënon Bolsonaro-n me marrëveshjen e Mercosur (VIDEO)

Zjarret që kanë shkatërruar pyllin e Amerikës së Jugut prej ditësh janë ndër temat e nxehta me të cilat po përballen liderët e shtatë vendeve më të industrializuara në botë.

Presidenti francez Emmanuel Macron, ‘flamurtati’ i reaksioneve të forta, tha nga Biarritz se "Ne kemi nevojë për një mobilizim të të gjitha fuqive tona. Shtëpia jonë është e kërcënuar nga zjarri i papërgjegjshmërisë së Presidentit Bolsonaro”

Edhe Kryeministri Italian Giuseppe Conte, ka shprehur në samit shqetësimin e tij të fortë për atë që po ndodh në Amazon, mushkëritë e gjelbra të botës të shkatërruara nga zjarret.

"Ne jemi veçanërisht të tronditur nga zjarret e tmerrshme në Amazon. Qëllimi i samitit është të kuptojmë ndihmën që mund të japim dhe është e rëndësishme që G7 të lëshojë një mesazh të qartë: ne duhet të bëjmë gjithçka që është e mundur për të siguruar që Amazona të mos digjet”- tha e shqetësuar Kancelarja gjermane Angela Merkel.

Midis dy brigjeve të oqeanit, ndërsa Amazona digjet, shkëmbimi i akuzave është gjithnjë e më i zjarrtë. Presidenti Macron lëshoi ​​një mesazh të qartë, të maskuar si një ultimatum, për homologun e tij brazilian Jair Bolsonaro, duke vënë në dyshim marrëveshjen e shkëmbimit BE-Mercosur midis Brazilit dhe Evropës, në rast se Bolsonaro nuk fillon të zbatojë politika në favor të mjedisit dhe punës për të ndaluar zjarret.

Bolsonaro, nga ana e tij, e ka akuzuar Presidentin Macron duke thënë se “Macron se përpiqet të shfrytëzojë një situatë të brendshme për avantazhe politike personale dhe po përdor një mentalitet të gabuar kolonial në shekullin XXI".

Megjithatë presioni ndërkombëtar ndaj Jair Bolsonaro e ka shtyrë këtë të fundit të ndërmarrë veprime ndaj zjarreve të pyjeve në Amazon.  Presidenti ka vendosur ta dërgojë ushtrinë në rajon dhe ka deklaruar në television se "pylli i Amazonës është një pjesë thelbësore e historisë së Brazilit".

Zjarri i Amazonës  ka ndezur edhe protestuesit në sheshet e Brazilit. Mijëra brazilianë në Rio de Janeiro, në Sao Paulo dhe në kryeqytetin Brasilia,  kanë protestuar kundër politikave të Bolsonaro dhe kanë kërkuar dorëheqjen e Ministrit të Mjedisit Ricardo Salles duke deklaruar se “Bolsonaro predikon mbrojtjen e interesave të pronarëve e mëdhenj të tokave”

Sipas burimeve nga Elysée, në orët e fundit të Samitit të G7, vendet pjesëmarrese kanë vendosur të akordojnë një ndihmë urgjente prej 20 milion dollarësh për të mbështetur vendet e Amazonës në aktivitetet e zjarrfikësve. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet