Zjarret, Haki Çako: 99% janë të qëllimshëm, përgjegjësia e bashkive

Në ditët e fundit në të gjithë vendin janë regjistruar disa vatra zjarri duke filluar nga Tirana, Kruja, Lezha, Elbasani, por edhe zona të tjera. Haki Çako, drejtori i Emergjencave Civile në një lidhje telefonike për Report Tv lidhur me situatën, u shpreh se 99% e zjarreve janë të qëllimshëm, ndërsa shtoi se përgjegjësia është e bashkive për të sensibilizuar dhe parandaluar.

"Në 99% të rasteve zjarret janë të qëllimshëm. Jemi në kontakt me Emergjencat Civile dhe bashkitë që kanë në administrim pyjet. U bëj thirrje institucioneve që të sensibilizojnë njerëzit dhe ti parandalojnë në kohë, pasi pasojat ekonomike janë të konsiderueshme.

Janë të gjitha iniciativa që nuk vijnë nga faktorë natyrorë, por qëllimshëm. Ne jemi në gatishmëri për të sjellë në kohë reale informacionin për të ndërhyrë. Përgjegjësia është e bashkive, që duhet të jenë më të ndërgjegjshme dhe koshiente për të ndërgjegjësuar banorët. Policia duhet të vendosë autorët para drejtësisë
" deklaroi ai në Report Tv.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët