Zjarret kërcënojnë Amazonën, rriten me 84% në raport me vitin e kaluar

Zjarret kërcënojnë Amazonën, rriten me 84% në raport me vitin e kaluar

Pyjet e shiut në Amazonë janë kërcënuar nga një numër rekord zjarresh që i kanë kushtuar shtrenjtë klimës globale pasi këto pyje janë një furnizues jetësor  i karbonit që ngadalëson ritmin e ngrohjes globale.

Instituti Kombëtar për Kërkimin në Hapësirë ​​bëri të ditur se numri i zjarreve në pyjet e amazonës ka pësuar një rritje prej 84% krahasuar me vitin 2018.

Presidenti Brazilian, Jair Bolsonaro është përballur me kritika të shumta për mungesën e masave të nevojshme për të shmangur shpyllëzimin dhe si rrjedhojë djegjen e një pjese të konsiderueshme të amazonës.

Pyjet e shiut konsiderohjen si shtëpia e rreth tre milion llojeve të bimëve dhe kafshëve, si dhe një milion njerëzve indigjenë.

Rreth 74,000 zjarre janë regjistruar midis janarit dhe gushtit në këtë zonë.

Raportet për një rritje të zjarreve të pyjeve vijnë midis kritikave mbi politikat mjedisore të presidentit Bolsonaro.

Shkencëtarët thonë se Amazon ka pësuar humbje me një shpejtësi të përshpejtuar që kur presidenti mori detyrën në janar.

Gjatë dekadës së kaluar, qeveritë e mëparshme kishin arritur të zvogëlojnë shpyllëzimet me veprimet e agjencive federale dhe një sistemi të gjobave.

Por Bolsonaro dhe ministrat e tij kanë kritikuar ndëshkimet dhe mbikëqyrur një rënie të konfiskimeve të drurit dhe dënimeve për krime mjedisore.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë