Zjarret në Amazonë/ Ushtria 'zbarkon' në mushkërinë e botës, shirat i japin një frymëmarrje (VIDEO)

Presidenti i Brazilit Jair Bolsanaro ka vendosur të zbarkojë ushtrinë për të shpëtuar mushkërinë e botës Amazonës nga zjarret që e kanë përfshirë prej disa ditësh. Kjo kthesë e papritur e Bolsanaros vjen pas një zemërimi ndërkombëtar ndaj tij për shkatërrimin e pylli të Amazonës dhe mos marrjen e masave prej tij ndër vite.

Në daljen e tij për mediat, presidenti Bolsonaro tha se zjarret pyjorë "ekzistojnë në të gjithë botën" dhe "nuk mund të shërbejnë si pretekst për sanksione të mundshme ndërkombëtare". Në fjalimin e tij televiziv, z. Bolsonaro konfirmoi se ai kishte autorizuar forcat e armatosura për të ndihmuar në luftimin e zjarreve. "Kam mësuar si një ushtarak të dua pyllin e Amazonës dhe dua ta ndihmoj ta mbrojtur atë," tha ai. Dekreti në vetvete ishte mjaft i paqartë në formulimet e tij, por specifikoi që ushtria do të shpërndahej në rezervat e natyrës, tokat indigjene dhe zonat kufitare në rajon. Ndërkohë edhe shirat qe kanë përfshirë zonën po kontribuojnë në marrjen nën kontroll të flakëve.

Shumë prej zjarreve në Amazonë mendohet se kanë qenë të qëllimshme dhe dyshimet bien mbi fermerët që ata të mund të përfitojnë më shumë tokë në dispozicion të tyre. Shumë vende kërcënuar se do të vinin në shënjestër ekonominë e Brazilit nëse ky shtet nuk do të  vepronte në mënyrë urgjente për të ndaluar zjarret. Presidenti i Francës Emanuel Macron ishte i pari që kërkoi reagim ndërkombëtar e më pas iu bashkua Irlanda duke thënë se nuk do të ratifikojnë asnjë marrëveshje të madhe tregëtare me vendet e Amerikës së Jugut. Ndërsa Ministri i Financave të Finlandës ka kërkuar si masë ndalimin e importeve nga Brazili.

Grupe aktivistësh në mbrojtje të mjedisit zhvilluan protesta në qytetet anembanë Brazilit për të kërkuar veprime për të luftuar zjarret, dhe protestuesit u mblodhën edhe para ambasadave braziliane nëpër botë.

Amazon e njohur ndryshe si mushkëria e botës me rreth 3 milion lloje bimësh dhe kafshës dhe një million njerëz indigjenë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

'Tempulli' deri tani u sekuestruan mbi 1600 kg drogë, Balla: Do vijojmë

'Tempulli' deri tani u sekuestruan mbi 1600 kg drogë, Balla: Do vijojmë