Zjarret në vend/ Çako për Report Tv: Kemi informacionet se në zonat që po digjen duan të ndërtohen resorte! Policia të reagojë në kohë

TIRANË- Njësoj si zv.kryeministri Erion Braçe, edhe kreu i Emergjencave Civile, Haki Çako ka konfirmuar se ka informacionet se në zonat ku kanë rënë zjarre fshihen interesa personale të bizneseve, për t'i kthyer këto toka në resorte turistike. Në një lidhje telefonike në Report Tv, Çako i bëri thirrje Policisë së Shtetit që të intensifikojnë punën për identifikimin e autorëve.

"Kemi informacione dhe i bëjmë thirrje policisë së Shtetit të intensifikojnë punën e tyre për të identifikuar personat apo subjekte që kanë qëllim të bëjnë resorte në këto zona", iu përgjigj Çako pyetjes së gazetarit të Report Tv.

Nga ana tjetër, ai është shprehur edhe i pakënaqur me punën e disa bashkive, duke deklaruar se "kujtohen kur bie zjarri që duhet të shtojnë kapacitetet për përballimin e këtyre situatave". Nisur nga fakti se kjo është një situatë e përsëritur çdo verë, Çako tha se kjo gjë nuk do të tolerohet. Ndërkohë, sqaroi se zjarret kanë rënë në sipërfaqe me shkurre dhe fatmirësisht nuk ka pasur zona të mbrojtura apo parqe kombëtare që janë djegur.

"E kanë në kontroll deri diku, por herë pas herë merr përmasa te shkurret masive të thara. Iu bëj thirrje qytetarëve, subjekteve, të rrisin vëmendjen dhe të angazhohen për t'u bërë pjesë jo vetëm vullnetarisht për të parandaluar zjarrin, se është një fatkeqësi dhe prevalon për shkak të pakujdesisë apo iniciativave kriminale. Zjarri është një fenomen natyror, në bazë të ligjit u bëj thirrje kryetarëve të Bashkive të rrisin kapacitete e tyre dhe të investojnë për të përmirësuar flotën dhe nivelin e reagimit të parandalimit të zjarrjeve, se shpesh kujtohen në pikën e verës apo kur kanë rënë zjarre. Nuk ka zona të mbrojtura apo parqe kombëtare që janë përfshirë nga zjarri", përfundoi Çako.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • redu: 04/08/2020 19:41

    Zoti Cako resortet nuk ka zot ti ndertoj pa mare leje ndertimi nga qeveria,prandaj gjeni zjarrevenesit dhe te dalin para drejtesise.Ne zonat malore duhet ndihma e elikoptereve se makinat zjarrefikse nuk mund te veprojne dot

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Olsi Rama hedh poshtë akuzat për lidhjet me drogën: Vijnë nga një i paburrë, kanakar i sharlatanit famëkeq! Teatër kukullash

Olsi Rama hedh poshtë akuzat për lidhjet me drogën: Vijnë nga një i paburrë, kanakar i sharlatanit famëkeq! Teatër kukullash