Zjarri djeg vreshtin e rrushit dhe pyllin në Fushë Krujë, dyshohet i qëllimshëm (VIDEO)

Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë një sipërfaqe të madhe duke djegur disa vreshta rrushi dhe një sipërfaqe të madhe pyjore. Zjarri ka rënë në Fshatin Zezë të Niklës në Fushë Krujë, ndërsa mendohet se ka qenë i qëllimshëm për të djegur vreshtat e rrushit në pronësi të shtetasit Xh.M., banor i zonës.

Ka qenë vetë i dëmtuari që ka deklaruar në polici se zjarri ka qenë i qëllimshëm për të dëmtuar vreshtat e tij, ndërsa efektivët kanë nisur hetimet në lidhje me ngjarjen.

Zjarri fillimisht ka rënë në disa shkurre ngjitur me vreshtin dhe favorizuar nga era ka djegur 10 dylym të vreshtit të rrushit dhe më pas është përhapur dhe në pyllin ngjitur duke djegur rreth një hektar sipërfaqe të tij.

Ndërkohë që forcat zjarrfikëse po punojnë ende në vënien nën kontroll të flakëve dhe shuarjen e tyre.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Dasmë në Big Brother, Heidi dhe Romeo do të martohen

Dasmë në Big Brother, Heidi dhe Romeo do të martohen