Zjarret në Gjormë e Gumenicë të Vlorës, digjen disa banesa, neutralizohet rreziku për të tjerat! Shuhen shumica e vatrave në Karaburun, ‘shpëton’ Llogaraja

Vlora vijon "betejën" me flakët në ditën e 14-të të zjarreve dhe situata është ende serioze. Një zjarr i frikshëm u përhap dje me shpejtësi në fshatrat Gjormë dhe Gumenicë. Zjarri dogji disa shtëpi  të vjetra të pabanuara, ndërkaq "flakët" "përpinë" dhe disa stane e ullishte. Falë ndërhyrjes nga ajri dhe toka u bë e mundur neutralizimi i rrezikut për djegien e banesave të tjera. Për neutralizimin e situatës ndërhynë 2 helikopterë, 2 zjarrfikëse dhe 40 ushtarë të Forcave të Armatosura. Helikopterët ndëprenë mbrëmë operacionin, për t'u rikthyer sërish ditën e sotme.

Teksa flakët u përhapën nga era, u dha edhe urdhër për evakuimin e banorëve, ndërsa kryeministri Edi Rama dhe Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi bënë thirrje për largimin e banorëve edhe me forcë nëse do të ishte e nevojshme.

Në Gjormë, sipas inspektimeve të deritanishme janë djegur 3 banesa, 600 rrënjë ullinj, rreth 50 bagëti të imëta si dhe 3 stalla me ushqim për bagëtitë. 

Zjarri në Karaburun avancoi ditën e djeshme duke e rritur rrezikun për parkun e Llogarasë, ndërsa pas ndërprerjes për disa orë, për shkak të motit të keq me erë, rifilloi pasdite ndërhyrja me helikopter nga ajri. Fatmirësisht, shumica e vatrave të zjarrit u shuan, ndërsa është larguar rreziku edhe për përfshirjen e Parkut të Llogarasë nga flakët.

Ndërkohë mbi fshatin Dukat i Ri janë aktive tre vatra zjarri dhe nëse nuk ndërhyhet do përhapen me shpejtësi, shprehen banorët e fshatit.

Ndërkaq vatra zjarri janë konstatuar edhe në Nartë por është vënë nën kontroll. Pritet që të ketë shoqërime për zjarrvënie të qëllimshme.

Ditën e sotme pritet të vijnë në vend dy helikopterë nga Holanda dhe një nga Çekia, që iu përgjigjën kërkesës së BE për të ndihmuar vendin tonë në 'betejën' me flakët.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:45
Zjarret aktive në vend, situata e normalizuar nga veri në jug, vatrat nuk paraqesin rrezik! Përmirësohet situata në Karaburun

Ministria e Mbrojtjes ka bërë një bilanc të situatës me zjarret në vend, ku situata paraqitet e normalizuar dhe jashtë rreziku. Situata është qetësuar në Karaburun ku shumica e vatrave janë neutralizuar dhe shmangur rrezikun e prekjes së Llogarasë. Ndërsa po punohet për shuarjen e plotë të tyre. Edhe në zonën e Lunxherisë në Gjirokastër situata është stabilizuar. Mbetet aktive një vatër në fshatin Saraqinisht, e cila nuk paraqet rrezik.

Edhe zjarri në fshatin Gadurovë, në Mallakastër është nën kontroll dhe pa rrezikshmëri.Zjarri në fshatin Cukal, në Shkodër vijon të jetë aktiv, por pa rreziqe të evidentuara.

Në malin e Shëngjinit, në Lezhë vatra është izoluar. Zjarri në fshatin Kalis, në Kukës po mbahet nën kontroll, ndërsa është eliminuar rreziku për banesat.

Ndërkaq problematike situata e zjarrit vijon të jetë në Majën e Rrunës, në Kukës. Flakët kanë përfshirë pjesën më të madhe të malit, por situata po mbahet nën kontroll për të mos rrezikuar banesa.

Ora 19:53
Zjarri në Gumenicë të Vlorës, Nënkolonel Muka për Report TV: S'ka banesa të djegura në këtë fshat, banorët u evakuuan të gjithë! Era në disfavorin tonë, shpresojmë të mos riaktivizohet vatra

Zjarri në Gumenicë, që ka ardhur nga fshati Gjorm i Vlorës duket se është neutralizuar dhe se aktualisht nuk ka asnjë rrezik për banesat, ndërsa të gjithë banorët u evakuuan në kohë për të mos rrezikuar jetën. Në një intervistë për Report Tv, Nënkolonel Dritan Muka tha se në këtë fshat nuk ka asnjë banesë të djegur dhe se është bërë e mundur neutralizimin e 6 vatrave që rrezikonin seriozisht banesat në këtë fshat. Nënkolonel Muka u shpreh se puna në terren ka qenë tepër e vështirë, ndërsa era ka qenë në disfavorin e tyre pasi përhapte flakët në mënyrë tepër të shpejtë duke rrezikuar jetën dhe banesat e banorëve të Gumenicës.

"Në Gumenicë të sipërme dhe të poshtme dhe të sipërme u aktivizuan disa vatra zjarri, disfavori për ne ishte era. U bë në kohë evakuimi i banorëve që të mos rrezikohej jeta e tyre. Ishin 6 vatra në këtë fshat që rrezikon seriozisht banesat, por u bë e mundur të lokalizoheshin dhe të mos digjej asnjë banesë dhe as të mbjellat e banorëve", tha nënkolonel Muka.

Për nënkolonel Mukën tashmë situata varet nga era nëse do të riaktivizohet apo jo sërish zjarri. Ai tha se do të monitorohet edhe gjatë natës.

"Shpejtësia e erës është premisë që flakët mund të aktivizohen,  shpresojmë të mos ketë riaktivizim. Me zjarre masiv jemi hasur gjatë gjithë kohës, terreni këtu nuk ka qenë  tepër i vështirë, do te jemi ne gatishmëri edhe gjatë natës", tha ai.

Ora 19:13
Zjarri në Gumenicë, banorët për Report Tv: Rrezikohen shtëpitë, zjarri na erdhi nga Gjormi

Në Gumenicë janë 12 vatra aktive zjarri, ndërsa vetë banorët shprehen se zjarri doli jashtë kontrollit nga mesdita, por që është ndërhyrë menjëherë nga ajri.  Të pyetur nëse zjarri ishte i qëllimshëm apo i rastësishëm, banorët e Gumenicës shprehen se zjarri ka ardhur nga Gjormi dhe nuk dinë ta përcaktojnë se kush ka qenë shkaku.

"Nga mesdita zjarri doli nga kontrolli, unë po ndihmoja në shuarjen e flakëve. Rrezikohen banesat, sidomos në Gumenicë të vjetër", tha një banor

"Nuk di të them kush është shkaku i zjarri, pasi ka ardhur nga Gjormi", tha një tjetër.

Ora 18:32
Zjarret në Vlorë/ Neutralizohet rreziku për banesat në Gjormë dhe Gumenicë! Nis ndërhyrja me helikopter nga ajri në Karaburun

Pas orësh të tëra ‘lufte’ me flakët, është neutralizuar rreziku për djegien banesave nga zjarret që ‘pushtuan’ sot fshatrat Gjormë dhe Gumenicë në Vlorë. Ndërhyrjet nga ajri dhe toka, bënë të mundur kontrollimin e flakëve, për të mos përparuar më tej te banesat.

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi bën me dije se ka rifilluar ndërhyrja nga ajri me helikopterë në Karaburun, që u pezullua për shkak të erës së fortë.

“Lajm i mirë - Parandalohet katastrofa në zonën e lumit të Vlorës, ndërhyrja masive e trupave nga toka dhe ajri ka neutralizuar rrezikun e jetës dhe banesave atje.

Në mbështetje të operacionit nga toka, në Karaburun ka rifilluar edhe ndërhyrja nga ajri, ndonëse në kushte të vështira klimatike për fluturim.

Ndërhyrje gjithashtu janë bërë edhe ne Vithkuq (Korçë) në Mallakastër, në Tarabosh, (Shkodër) Qerem,(Tropojë), Kalise (Kukës), Mavropull, (Delvinë) etj”, thotë Peleshi.

Ora 16:35
Zjarri në Gjormë dhe Gumenicë, shtohen forcat e ndërhyrjes nga toka! Rama: Prioritet evakuimi i banorëve

Zjarri në fshatin Gjormë dhe Gumenicë të Vlorës paraqet një situatë mjaft kritike për banesat për shkak se era e fortë nuk lejon vënin në kontroll të flakëve. Në këtë zonë po ndërhyhet edhe nga ajri, ndërsa janë shtuar forcat e ndërhyrjes nga toka për të shmangu që flakët të prekin banesa të tjera të fshatit. Kryeministri Edi Rama shkruan se prioritet kryesor mbetet evakuimi i banorëve të fshatit.

"Po shtohen forcat e ndërhyrjes nga toka në Gjormë në zonën e lumit të Vlorës, ndërkohë vazhdon shuarja e zjarrit nga ajri, ku deri në këto momente ndërhyrja e helikopterit në Gumenicë ka arritur të largojë flakët e paparashikueshme prej erës që mund të preknin banesat. Prioriteti kryesor mbetet evakuimi i banorëve të cilët duhet të veprojnë sipas urdhrave të strukturave të Mbrojtjes Civile për evakuim", shkruan Rama.

Ora 16:26
Moti i keq me erë të fortë, përkeqësohet situata me zjarret në Karaburun, flakët në kufi me Parkun e Llogarasë

1628173622_1628096202Screenshot1.jpg

Kushtet e pafavorshme të motit kanë bërë që zjarri në Karaburun të avancojë në drejtim të Llogarasë, duke rrezikuar seriozisht parkun. Era e fortë i ka çuar flakët tashmë në kufirin e Parkut të Llogarasë, ndërsa në përhapjen e zjarreve ndikoi edhe ndërprerja e operacioneve për shkak të motit të keq.

Tashmë era duket sikur është qetësuar disi në zonë, ndërsa Ministra e Mbrojtjes tha se janë dërguar disa trupa për të shuar flakët si dhe do të provohet të ndërhyhet nga ajri me helikopter.

“Një mendje e kam në Llogara, Karaburun ku erërat janë shumë më të forta, jemi në luftë në frontin e kufirit me Parkun e Llogarasë kemi patur trupa aty gjithë natën, sot është nisur një grup i ri drejt frontit. Të presim të krijohen kushtet e favorshme për të dërguar trupa me helikopter. Deri tani nuk kemi mundur të ndërhyjmë nga ajri për shkak të erës së fortë. Ka një sinjal që kushtet mund të jenë të favorshme tani, do të çojmë trupa dhe ujë në Llogara”, tha ministria

Ora 16:15
Zjarret në Vlorë/ Situatë kritike në fshatrat Gjormë dhe Gumenisë, digjen disa banesa! Vijon evakuimi i banorëve

1628173020_2.jpg

Ndonëse flakët e kanë ulur pak intensitetin, sërish situata në fshatrat Gjormë dhe Gumenicë mbetet mjaft kritike. Në të dy fshatrat janë djegur disa banesa, raportohet për ndërtesa të vjetra, ndërsa në rrezik janë edhe të tjera shtëpi. Fatmirësisht nuk ka patur persona të lënduar, ndërsa Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi i ka bërë thirrje Policisë që t’i largojë banorët edhe me forcë nëse është e nevojshme.

“Tani situata është disi më ndryshe, nuk mund të flasim për vendosje totalisht në kontroll, por vatrat janë më pak agresive. Është punuar ,me intensitet me dy helikopterë, tani po punohet me një. Kemi patur prekje banesash, por deri tani sipas informacioneve që kemi kanë qenë fshatin Gjormë ku nuk raportohet të ketë patur banorë dhe në fshatin Gumenicë janë shtëpi të vjetra. Po përpiqemi të shmangim përfshirjen shtëpive në fshatin poshtë, po vijojmë edhe me evakuimin. Bëj apel që ata që kanë mundësi të na ndihmojnë për të evakuuar njerëzit të japin ndihmën e tyre. Nuk kemi lëndime në njerëz dhe urojmë që dhe kjo vatër të mbyllet pa lëndime në njerëz. Kemi forca mjaftueshëm për ta mbajtur nën kontroll. Kemi 40 trupa të Forcave të Armatosura, edhe nga Bashkia e Vlorës dhe Selenicës ka ardhur ndihmë. Sot nuk mund të flitet për vendosje totalisht në kontroll për shkak dhe të erës. Banorët nga fshati duhen larguar edhe me forcë. Duhet punuar deri në fund për të evakuuar banorin e fundit, Policia t’i evakuojë edhe me forcë. Do fillojmë ndërhyrjen me helikopterët holandezë. Na ka ofruar bashkëpunim edhe Zvicra”, tha Peleshi.

Ora 14:07
Pamje të frikshme në Gjorm, zjarri 'përpin' fushat e mbjella

 

Këto janë pamjet e frikshme nga fshati Gjorm në Vlorë. Zjarri i përhapur me shpejtësinë e erës ditën e sotme ka përpirë fushat e të mbjellat. Siç kemi raportuar më parë deri më tani janë djegur 2 banesa, stane e ullishte. Situata është alarmante për shkak se flakët po përhpen me shpejtësi nga era.

Ora 13:41
Zjarri në Gjorm të Selenicës, ka ende banorë në fshat, duhet evakuim urgjent

Duke marrë shkas nga situata emergjente e krijuar nga zjarret në disa fshatra të Selenicës në Vlorë, ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi është transferuar me 40 trupa ushtarake në zonë.

"Na u desh të shkëputemi me rreth 40 trupa në këtë zonë të fshatrave të Selenicës pasi kemi një situatë të vështirë. Helikopteri po ndërhyn. Era është totalisht e pafavorshme. Sapo mbylla një telefonatë me drejtorin rajonal të policisë dhe i komunikova urgjencën e evakuimit të njerëzve. Ka akoma njerëz në fshat. Të shmangim më të keqen.

Sot kemi shumë të angazhuar dhe të shqetësuar dhe me pak mundësi për të ndërhyrë. Beteja jonë e gjithë këtyre ditëve ka qenë pikërisht të shmangur prekjen e Parkut të Llogorasë për tani jemi të përqendruar në këto fshatrat Gjormë në Gumenicë", tha Peleshi.

 

Ora 13:08
Zjarri në Nartë, kreybashkiaku Leli: Flakët nën kontroll, e qëllimshme

Kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli ka reguar në lidhje me zjarrin në Nartë që ra paraditen e sotme duke e konsideruar atë të qëllimshëm. Leli bëri me dije se flakët janë vënë nën kontroll, ndërsa iu bëri thirrje qytetarëve që të mos shkaktojnë më zjarre.

"Një zjarrvënie e qëllimshme siç duket përsëri në zonën e depozitave në hyrje të Vlorës. Me mobilizimin e të gjitha forcave zjarrfikëse q kanë me shumë se 45 min që punojnë në territor, Policinë e Shtetit, të gjithë në krye të punëve për të fikur zjarrin. Është venë në kontroll, ka ngelur vetëm një zonë që është në drejtim të zonës me ullinj, e cila po vihet në kontroll nga momenti në moment. Thirrja dhe apeli ime është boll me zjarret sepse nuk ka më sens që sezon turistik papërgjegjshmëria njerëzore të shkaktojë një katastrofë të tillë dhe një situatë kaq të dëmshme në të gjitha aspektet, për punën e këtyre njerëzve që janë duke sakrifikuar nga mëngjesi në darkë prej kaq ditësh dhe mbi të gjitha për dëmin e madh që i shkaktojnë ministrisë së Turizmit", tha Leli.

Ora 12:34
Zjarri në Gjorm të Selenicës, kryeplaku i fshatit Klodi Sinaj: Digjen 2 shtëpi nga jashtë dhe disa stane të djegura, rrezikojnë 2 fshatra

Flakët në Gjorm të Selenicës kanë agravuar duke vënë në rrezik 2 fshatra. Kryetari i Fshatit Gjormë bën me dije për Report Tv se janë djegur 2 shtëpi në oborri e jashtëm e disa stane. Siç shihet edhe nga pamjet e siguruara vendi është përfshirë nga re e madhe tymi. Sinaj thotë se për momentin nuk kanë informacione të sakta nëse janë djegur banesa të tjera sepse tymi nuk i lejon të shikojnë. Për shuarjen e flakëve po ndërhyjnë nga ajri dy helikopterë, 2 zjarrfikëse dhe 40 ushtarë të Forcave të Armatosura.

 

Ora 10:47
Zjarr në fshatin Gjormë të Selenicës, rrezikohen disa banesa

Një tjetër zjarr ka rënë në Vlorë, në fshatin Gjormë të Selenicës. Gazetari Armand Xhelili raporton se rrezikohen disa banesa.

Ora 10:24
Zjarr në ish depot e naftës në Nartë, zjarrfikësit vënë nën kontroll flakët

Një tjetër vatër e rrezikshme zjarri në Vlorë. Depot e naftës në Nartë janë përfshirë nga flakët. Në pamjet e frikshme duken zjarrfikësit në përpjekje për fikjen e zjarreve. Pas rreth një ore flakët janë vënë nën kontroll.

Ora 09:17
Era e fortë, ndërpritet operacioni për shuarjen e zjarrit në Karaburun

Era ka bërë të pamundur vijimin e operacionit për shuarjen e zjarrit në Vlorë. Ndërpritet operacioni për t'u ngjitur në zonën ku ndodhet zjarri në Karaburun. Shkak është bërë era e fortë që fryn dhe tymi i dendur pasi rrezikon jetën e ushtarëve, punonjëve te ADZM dhe prefekturës. Pritet që puna për shuarjen e zjarrit të rinisë kur era të mos jetë kaq e fortë.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vermiqoti: 05/08/2021 17:18

    Gjumah te digjet Gjormi.Jane fshat i mire.Do ishte me mire Brati mbushur me spiuma e intrigante me ne krye Dervishet

    Përgjigju
    • Mezani: 05/08/2021 22:18

      Fole ti nga Bregu i Llumit?

  • Tori: 05/08/2021 14:57

    Po pse nuk I ke blere helikopteret ,,,apo I ke vjedhur leket...

    Përgjigju
  • pepambuku: 05/08/2021 14:33

    o Prejlesh po ti dje na the qe ska me vatra zjarri o i mbarum i paafte. Pelesho ruhu per vete se po te mori flake leshi u bere shkrumb e hi. te deshtuar.

    Përgjigju
  • katnari: 05/08/2021 14:28

    Zjarrin e vene keta de demokratikes se ju dogje zemra per pak pushtet. Arrestoni Lulin dhe ju a tregon me emra se cili e ka vene zjarrin.

    Përgjigju
  • Vlorë: 05/08/2021 11:21

    Dhjarët i ndezin vet për të hapur kullota, pastaj kur ju vete zjarri te bytha kërkojnë ndihmë nga shteti.. Më vjen keq vetëm për njerzit e pafajshëm.

    Përgjigju
  • Turi: 05/08/2021 10:47

    Nuk ndalojne dhiaret duke vene zjarre do zoti te digjen vete idiotat e dreqit , pastaj kerkojne ndihmen e zjarrfikesve. Te digjen kegenat po me vjen keq per ata qe nuk kane faj

    Përgjigju
  • Bravo: 05/08/2021 09:07

    për banorët, që ndihmojnë ushtarët e policët që po luftojnë me flakët në këto momente. Ka organizuar ndonjëri, fushim për forcat e dislokuara, apo po flenë e po hanë shkurreve të shkretët!?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

'Doja t'i ngjaja tim eti', Alban Hoxha: Karrierën s'e kam nisur në portë, kam bërë gola

'Doja t'i ngjaja tim eti', Alban Hoxha: Karrierën s'e kam nisur në portë, kam bërë gola