Zjarri në magazinën e rrobave në Tiranë, shkak dyshohet të ketë qenë një shkëndijë elektrike! Pritet ekspertiza e plotë

TIRANË-  Një shkëndijë elektrike dyshohet shkak i zjarrit në një magazinë me rrobe të përdorura në ‘Qytetin Studenti” . Vetëm pas 18 orësh u arrit shuarja e flakëve që kanë shkrumbuar cdo gjë

Zjarri në bodrumin me rroba të përdorura në në rrugën "Pjetër Budi" në Tiranë, ka lënë pas dëme të mëdha materiale. Pamjet e siguruara nga Report Tv tregojnë që cdo gjë është shkrumb.

Zjarrëfikësëve ju deshën 18 orë punë për të shuar plotësisht të flakëve. Ata kanë punuar gjatë gjithë natës, dhe mëngjesin e kësaj të hëne për të shmangur riaktivizimin e zjarrit.

“Zjarri ishte i vështirë. Gjatë natës dhe gjatë ditës së sotme, jemi detyruar trë kthejmë gjithë pjesën e poshtëme dhe ti lagnim. Tani kemi përfunduar. Është parandaluar zjarri nga zjarrfikset. Ishte zjarr i vështirë sepse deportonte nga poshtë. Sapo ta lije pak merrte vrull”, tha kreu i zjarrfises në “Qytet Studenti”,- thaBledar Bajrami.

Dyshohet se shkak i ngjarjes, është një shkëndijë elektrike, por do të jetë ekspertiza e plotë që do të përcaktoje në mënyrë definitive. Për ngjarjen, pronari magazines, Vladimir Hodaj, rrezikon të gjobitet nga autoritetet. Sipas informacioneve, ai nuk ka plotësuar kushtet e sigrisë në ambientin që mbante rrobat, të cilat mund të shmangnin ngjarjen. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:42
VIDEO/ U dogj dje në Tiranë, magazina me rroba te ‘Qytet Studenti’ e bërë shkrumb

 

Magazina në pronësi të Vladimir Hodos mori flakë pasditen e djeshme në Tiranë ku si shkak gazetari Sokol Dema raportoi se ishte për një shkëndijë elektrike. Në pamjet e siguruara nga Report Tv magazina me rroba në Tiranë është bërë shkrumb. Fatmirësisht, nga ngjarja e djeshme nuk pati të lënduar por dëmet materiale ishin të mëdha.

G.MO/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

GJKKO firmos masë të dytë sigurie për Taulant Tushen

GJKKO firmos masë të dytë sigurie për Taulant Tushen