Zjarri në pyjet e Zejmenit në Lezhë aktiv prej dy javësh, afrohet drejt fshatrave duke rrezikuar jetën e banorëve

Zjarri i rënë prej dy javësh që nisi në pyjet e Zejmenit në Lezhë dhe më pas  kaloi në territorin e Bashkisë Mirditë vijon të jetë aktiv. Të ndihmuar dhe nga era flakët janë aktivizuar fuqishëm gjatë ditës së sotme dhe po afrohen drejt fshatit Bulger , Katundi Vjetër, Rubik duke rrezikuar pronat dhe vetë jetën e banorëve të saj .

Kreu i Partisë Demokratike në Mirditë, Mark Ruçi denoncon se gjendja është alarmante dhe kërkon ndërhyrje nga Emergjencat civile të Qarkut Lezhë dhe Bashkisë Mirditë së bashku me ndërhyrjen nga ajri të Emergjencave civile.

“Siç duket qeverisja qendrore dhe lokale është e fokusuar tek problemet zgjedhore se sa tek problematikat emergjente qe ka komuniteti dhe duket se ndikimi qeverisës është pa asnjë ndikim sado minimal në këto zona . Katundi Vjetër i fokusuar bindshëm në drejtim të zhvillimit të turizmit malor merr goditje fatale nga djegia e madhe e fondit pyjor , një nga bukuritë e mahnitshme të këtij destinacioni turistik .  Kërkohet ndërhyrje e menjëhershme e strukturave përgjegjëse te Bashkisë Mirditë dhe Emergjencave civile kombëtare nga zjarri pasi sipas banoreve të zonës nuk ka asnjë ndërhyrje për eliminimin e zjarrit të fuqishëm dhe që rrezikon pronat dhe jetën e banorëve të Bulgerit. Rubiku jashtë vëmendjes shtetërore dhe bashkiake e aq më shumë që Katundi Vjetër si destinacioni turistik është përfshirë tek “Programi i mbështetjes së 100 fshatrave për  zhvillimin e turizmit malor “ jo vetëm nuk mbështetet por të paktën të ndihmohet për të ruajtur bukuritë e natyrës së saj të mahnitshme ?!! Shkunduni o rob se latë nam e se kuptoni se jeni bërë qesharakë në sytë e komunitetit !!!” shkruan Ruçi.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Dhunoi të dashurën kur ishte pjesë e Partizanit, sulmuesi përfiton nga amnistia penale dhe del nga burgu! Rikthehet në ekip

Dhunoi të dashurën kur ishte pjesë e Partizanit, sulmuesi përfiton nga amnistia penale dhe del nga burgu! Rikthehet në ekip