Vlora digjet prej 11 ditësh, Peleshi shfaqet më në fund në Orikum dhe harron dëmet, ngushëllon fqinjët: Ne s’kemi pasur asnjë viktimë e të lënduar! E vetmja vatër serioze Karaburuni

Pas 11 ditësh kur pamjet apokaliptike të zjarreve që përpijnë malet kanë krijuar një situatë katastrofike në Vlorë dhe pasi nxorri helikopterin me 1 javë me vonesë, ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi është shfaqur më në fund në Orikum por ka harruar dëmet kolosale të krijuara nga flakët dhe ka ngushëlluar fqinjët. Qindra hektarë pyje të djegura prej ditësh si duket nuk janë asgjë për ministrin Peleshi i cili e ka konsideruar një operacion të realizuar me sukses shuarjen e zjarreve, duke theksuar se nuk kemi pasur humbje jete, si fqinjët tanë.

“FA janë në të gjithë territorin që në ditën e parë kur ka filluar kjo stinë e nxehtë, komandanti i bazës ka bërë një punë shumë të mirë.  Duke qenë se rrezikun akoma e kemi prezent, do të vazhdojmë punën me intensitet dhe presim të shuajmë flakët në pak orë. Por siç e thatë ju kushtet e motit janë të të paparashikueshme. Solidarizohem me vendet fqinj, me Greqinë dhe Turqinë, por sidomos me shtetin turk. 

 Dua të shpreh ngushëllime dhe të solidarizohem me vendet fqinje, që si rajoni jonë janë përfshirë nga zjarre të shumta, por atje në ndryshim nga ne ka pasur humbje jete, lëndime. Solidarizohemi me ta dhe shprehim ngushëllime për të gjithë familjarët e viktimave. Deri tani e kemi menaxhuar me sukses, ne skemi pasur humbje jete të lënduar dhe as zjarr banesa.  Situata e rënduar ku rrezikoheshin dhe banesat ishte në Ksamil, por fatmirësisht zjarret atje janë neutralizuar", tha Peleshi.

Ministri nuk i ka përmendur dëmet kolosale të shkaktuara nga zjarri dhe as nuk ka dhënë një përgjigje për nxjerrjen e helikopterit me vonesë. Madje Peleshi e quan arritje shmangien e prekjes së parkut të Llogarasë nga flakët. E vetmja vatër serioze në flakë dhe që po mbahet nën kontroll thotë ministri është Karaburuni, të tjerat nuk janë serioze.

"Pushteti vendor ka pasur dhe vullnetarë kemi tejkaluar dhe situatën e vështirë në 2 fshatra të Fierit, në orët e para të mëngjesit është fikur edhe zjarri në Mamurras. E vetmja vatër serioze ka mbetur Karaburini duke përjashtuar disa vatra të tjera që nuk përbëjnë më problem.

Kemi shmangur prekjen e parkut të Llogarasë. Helikopteri ka dhënë impakt të kosiderueshëm por duhet thënë se puna njerëzore është e pazëvendësueshme. PunA që kanë bërë FA është e pazëvendësueshme në këtë zonë ku flakët kërcënuan dhe banzën e Pashalimanit. E vetmja vatër aktive serioze është Karaburuni ku jemi të përqendruar me mjete ajrore dhe tokësore, kemi 200 efektivë të FA”, tha Peleshi.

Çështja është se kush do ta ngushëllojë Vlorën dhe Shqipërinë për të gjitha dëmet e jashtëzakonshme që ka pësuar nga zjarret në të gjitha këto ditë kur helikopteri nuk dihej se ku ishte dhe që kërkohej me ngulm. 300 hektarë pyje dhe kullota janë djegur në Tragjas, në Kuç gati shkoi në fshati flakët ndërkohë që në Karaburun vijon të digjet kurora e gjelbër dhe kafshët që jetojnë aty. Kush do të mbajë përgjegjësi për të gjitha këto dëme. 

Nga ana e tij, prefekti i Vlorës Flamur Mamaj përgëzoi për punën e palodhur efektivët e FA, ndërsa konsideroi të tejkaluar rrezikun për Parkun e Llogarasë. Tashmë janë tejkaluar situatat e vështira në dy fshatra të Fierit, si dhe janë shuar flakët në njësinë administrative të Mamurrasit, bashkia Kurbin.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

2 ‘kryetarë’ në burg, Këshilli Bashkiak i Himarës komandon Blerina Balajn si kryebashkiake

2 ‘kryetarë’ në burg, Këshilli Bashkiak i Himarës komandon Blerina Balajn si kryebashkiake