Zjarri 'pushton' Borshin/ Rrezikohen 350 krerë dele, e pamundur ndërhyrja e zjarrfikëseve

BORSH- Një zjarr ka përfshirë pasditen e sotme kullotat verore të Borshit. Ato janë përhapur në të gjithë zonën. Report Tv mëson se nga zjarri rrezikon edhe një tufë krerësh prej 350 delesh.

Mësohet se ndërhyrja e forcave zjarrfikëse është e pamundur për shkak të terrenit të vështirë.

Nuk dihen ende nëse zjarri ka qenë i qëllimshëm apo ka ardhur për shkak të temperaturave të larta.

m.v./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A e zgjidh situatën pas tërmetit një Ministri për Rindërtimin?

Komento

Komente

  • redi: 14/08/2019 14:29

    Po helikopteret e Ushtrise cfar bejne ne te tilla situata, kur zjarrfikset nuk mund te veprojne ?

    Përgjigju