Ardian Dvorani rikthen për gjykim dosjen e lirimit të Alket Hatisë

Ardian Dvorani rikthen për gjykim dosjen e lirimit të Alket Hatisë

Alket Hatia

TIRANE - Gjykata e Lartë me një trupë provizore të caktuar nga KLGJ-së për rastet e urgjencës ka vendosur që të prishë vendimin e Apelit të Gjykatës së Durrësit për Alket Hatinë duke e rikthyer sërish në këtë institucion për ta rishqyrtuar. Gjykata e Lartë vendosi rigjykimin e kësaj dosje me argumentin se "Gjykimi dhe vendimi ishte me mangësi të theksuara", raporton gazetari i Report Tv Arsen Rusta. Por Alket Hatia është i lirë prej 11 korrikut të 2017 pas vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë. Trupa përbëhej nga Ardian Dvorani, që ishte relator dhe me anëtarë të tjerë Sokol Binaj, Sahida Dollani, Albana Boksi dhe Enton Dhimitri.

Historia
Gjykata e Durrësit rrëzoi kërkesën për ekstradimin e Alket Hatisë në Itali në datë 5 mars të vitit 2018. Sipas gjykatës së Durrësit, Hatia e ka kryer dënimin 16 vite në Shqipëri për të njëjtat vepra penale që akuzohet në Itali. Vendimi është marrë nga gjyqtari Paulin Çera. 

Ai u arrestua me 8 korrik me urdhër të Prokurorisë së rrethit Durrës pasi emri i tij u shfaq në sistemin e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma. Urdhri i kërkimit ndërkombëtar bazohej në vendimin e datës 30 shtator 2016 të Gjykatës së Milanos, që e dënonte Hatinë me 20 vjet burg për trafik narkotikësh. Hatija ka vuajtur një dënim në Shqipëri dhe pretendon se e ka shlyer dënimin për të njëjtat fakte penale që është gjykuar edhe në Itali.

Prokuroria: Vendimet janë të njëjta
Në kërkesën për gjykim të ekstradimit të Alket Hatisë, prokuroria e Durrësit konstatonte se bëhet fjalë për 15 episode të trafikut të drogës. Episode këto që sipas vetë prokurorisë së qytetit bregdetar ishin të njëjta me ato episode që Hatia është dënuar dhe në Itali.

Ndër të tjera prokuroria e Durrësit shtonte asokohe se dy vendimet penale të marra ndaj këtij shtetasi bëjnë fjalë për episode të një fakti penal të ndodhur vërtetë në Shqipëri dhe Itali në formën e trafikimit të lëndëve narkotike. Hatija ka vuajtur një dënim në Shqipëri në vitet 2008-2014 për “trafik narkotikësh” dhe pretendon se e ka shlyer dënimin për të njëjtat fakte penale që është gjykuar së fundmi edhe në Itali.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Superkupa e Italisë nuk ndryshon format, zhvillohet sërish në Arabinë Saudite

Superkupa e Italisë nuk ndryshon format, zhvillohet sërish në Arabinë Saudite