Zëri i Amerikës: Ritme të ulëta zhvillimi në qarqet veriore të Shqipërisë

Zëri i Amerikës: Ritme të ulëta zhvillimi në qarqet veriore të Shqipërisë

Zona malore në veri të Shqipërisë vazhdon të ketë ritme të ulëta zhvillimi krahasuar me pjesën tjetër të vendit. Megjithëse me burime të shumta në fushën e energjetikës, pyjeve, mineraleve dhe vlerave turistike, kjo zonë vlerësohet si ndër më të varfërat në Shqipëri. Komunitetet lokale nuk arrijnë të përfitojnë thuajse asgjë nga shfrytëzimi që i bëhet pasurive natyrore që gjenden në territorin e bashkive të tyre. Kështu, në bashkinë Vau Dejës, që përfshihet në Qarkun e Shkodrës, gjenden një numër hidrocentralesh që mbulojnë me energji elektrike një pjesë të madhe të territorit të Shqipërisë, e megjithatë, nga shfrytëzimi i kësaj pasurie ujore, komuniteti i kësaj zone nuk përfiton thuajse asgjë.

“Bashkia Vau Dejës është një pikë e rëndësishme në prodhimin e energjisë elektrike, sepse nuk kemi vetëm dy hidrocentrale, por kemi Komanin, Vaun e Dejës, kemi Ashtën 1 dhe Ashtën 2. Gjithashtu edhe dy hidrocentrale të vogla që po bëhen në zonën e Vig-Mnelës. Të them të drejtën, të ardhurat prej hidrocentraleve janë të vogla, po të thuash nuk ndikojnë absolutisht në ekonominë e bashkisë Vau Dejës”, thotë kryetari i kësaj bashkie Mark Babani.

Sipas Institutit të Statistikave, Qarqet Kukës dhe Dibër kanë normat më të larta të varfërisë në Shqipëri. Për shkak të kësaj situate, mbështeten me ndihmë ekonomike 18 mijë e 88 familje të varfëra. Ndërkohë, Qarqet Dibër dhe Kukës vazhdojnë të kenë nivel të lartë të migracionit të brendshëm. Vetëm gjatë vitit 2021 nga të dy këto qarqe u larguan 5487 persona. Qarku i Kukësit, ku përfshihen bashkitë Kukës, Has dhe Tropojë, është një nga zonat më të pasura me minerale dhe burime ujore, që shfrytëzohen nga kompani private, por, prej tyre, komunitetet lokale vazhdojnë të mos përfitojnë asgjë.

“Vetëm bashkia Kukës ka diku 34 kompani minerare, të cilat marrin të ardhura të konsiderueshme përmes investimit që kanë kryer në miniera, sikurse janë edhe 18 hidrocentrale të ndërtuar përgjatë lumenjve dhe rrjedhave ujore në rrethin e Kukësit. Por, fatkeqësisht, Kukësi vazhdon të mbetet rrethi dhe qarku më i varfër në Shqipëri për shkak se kompanitë, që kanë investu, thjesht kanë shfrytëzuar natyrën, burimet, por nuk është kthyer asgjë në këmbim për komunitetin”, thotë Rifat Demalija, drejtuesi i Qendrës për Progres Rinor në Kukës.

Në më të shumtën e rasteve, kompanitë private shfrytëzojnë pa kriter dhe jashtë kontrollit pasuritë natyrore të kësaj zone, duke dëmtuar infrastrukturën rrugore dhe mjedisin natyror, me pasoja për jetesën e komuniteteve lokale. Janë të herëpashershme protestat e banorëve të fshatrave të Mirditës, Dibrës dhe Tropojës për marrjen e burimeve të ujit nga ndërtimi i HEC-eve, apo protestat e banorëve të Postribës, në Shkodër, për ndotjen e burimeve të ujit të pijshëm nga guroret. Sipas zotit Demalija, pjesa më e madhe e kompanive, nuk përmbushin detyrimin ligjor për t’a kthyer mjedisin në gjendjen fillestare.

“Kompanitë duhet të derdhin një taksë në qeverisjen vendore, që është diku tek 400 mijë lekë për megavat, apo 500 mijë lekë për shfrytëzim minerali për km2 të cilat, sigurisht, mund të mblidhen nga qeverisja vendore. Por, në fakt, këto nuk shkojnë tek banorët e zonave ku kompanitë shfrytëzojnë burimet natyrore. Këtë e them me bindje sepse shikojmë zona të pazhvilluara, me rrugë të degraduara, me shkolla në gjendje të mjerueshme, pa qendra shëndetësore, mungesë ujësjellësash”, thotë ai.

Ndërkohë, sipas kryetarit të bashkisë Vau Dejës, Mark Babani, në vend që të shtohen detyrimet ligjore të kompanive për të kontribuar nga fitimet e tyre në ekonominë e komuniteteve lokale, këto detyrime po zvogëlohen gjithnjë e më shumë.

“Me një vendim qeverie janë hequr taksat për mbi ndërtimin dhe mbi truallin e hidrocentraleve. Nuk merret më prej bashkisë, kështu që bashkia nuk ka përfitime prej hidrocentraleve”, thotë ai.

Ecuria ekonomike e qarqeve veriore të Shqipërisë, dëshmon shfrytëzimin pa kriter të burimeve natyrore, përdorimi i të cilave nuk i çon të ardhura qytetit dhe as komuniteteve lokale. Kjo është edhe një nga shkaqet, që zona veriore e Shqipërisë vazhdon të ketë ritmet më të ulëta të zhvillimit dhe treguesit më të lartë të largimit të banorëve, kryesisht të rinjve. Sipas “Vjetari Rajonal Statistikor-2022”, publikuar nga INSTAT, 4 qarqet veriore, Shkodra, Lezha, Kukësi dhe Dibra, regjistrojnë 10839 persona të larguar nga 42.500 të larguar në shkallë vendi./ VOA

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Veriu: 12/02/2023 04:17

    Vetëm Tirona eshte e jetushme sot për sot rrethet kane mbaruar nese ska rruge cdo rreth veri jug zor te kete lajme të mira ! Urojme Tiranës ti bashkengjitet edhe Durresi si qytet mirë për jetuar dhe Vlora qytetet tjera kane shume varferi dhe munges infrastrukture për mendimin tim shume larg qyteteve Europës (shikoni Kroacine)

    Përgjigju
  • Bim: 05/02/2023 09:08

    Pse Besnik??Na thuaj ku po gabon Zeri i Amerikes??Nuk eshte e vertet qe zonat veriore jane me te varferat te vendit me nje emigracion te brendshem dhe te jashtem shume me te madhe se zonat e tjera???

    Përgjigju
  • Besnik Hasanaj: 05/02/2023 08:18

    Më vjen keq po zëri i Amerikës nuk është më ai i viteve 90të por një zgjatje e foltores nongrata.

    Përgjigju
    • Mara emigrante ne Itali: 05/02/2023 09:11

      Shume e vertete ,jete te gjate Kreshnik keta persona i duhen vendit qe thone te verteten.

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Policia plan masash kundër kultivimit të kanabisit, kontrolle në gjithë territorin! Nga maji, Guardia di Finanza me monitorim nga ajri

Policia plan masash kundër kultivimit të kanabisit, kontrolle në gjithë territorin! Nga maji, Guardia di Finanza me monitorim nga ajri