Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka shpërndarë në rrjetet sociale transmetimin live nga Reuters të protestës kundër investimit në Zvërnec që po zhvillohet në Tiranë, dhe shkruan se është i habitur sesi një protestë ‘lokale’ që sipas tij nuk ka më shumë se 2 mijë pjesëmarrës të kthehet në një spektakël ndërkombëtar.
Balla shkruan se që nga titulli që Reuters i ka vendosur video-lives (i cili përmend familjen Trump), duket se atyre ‘nuk ua ndien’ për Zvërnecin dhe për Shqipërinë, por sipas tij, kanë tjetër ‘hall’.
“Si mund të bëhej një vend i vogël si i yni një lajm global? Si mund të jetë një protestë lokale, tek e cila sot ka edhe më pak se dy mijë pjesëmarrës, në një spektakël ndërkombëtar që e bën Reuters ta transmetojë live? Këta me përkushtimin “profesional” të mos e lëvizë planin majtas ose djathtas, sepse aty mbaron edhe prezenca e pjesëmarrësve. Pastaj shikojeni titullin që vendoset, për të kuptuar se nuk ua ndjen për Zvërnecin, as për Shqipërinë, për këta ‘aktorët’ pjesëmarrës në këtë teatër pa kuptim jo e jo. Kanë hall tjetër. PA KOMENT”, ka shkruar Balla.
Komente










Katnari nga librazhdi paska mesu me numeru deri ne 2mij or teeeejjjjj
PërgjigjuMe ben pershtypje me mediat e huaja se politikat e emigracionit kane nje "debules"te vecant per shqiptaret per cdo krim te bere vetem shqiptaret jene fajtor dhe tani po i mbrojn e po u bejn jehon me fanatizem!Kam rastesur te hapet nje faqe ne komjuter ku vetem ne nje qytet te Frances ishin te arkivuara fotografi te shtetasve shqiptar mbi 40-50 qe kerkoheshin si grabites!!Keni pyetur sa perqind e te burgosurve neper bote jane shqiptar? Pyesni Roetirin qe na "do" kaq shume!!
PërgjigjuSa i trash ke more Tarslant? Ulu para tv dhe numero, apo ku di nga keta! A mjer Shqiperia ne dore te kujt intelektualeve ka rene. Ne krahasim me ty, edhe Zeqinja e pazarit te Roskovecit diket me dy PhD
PërgjigjuBalla shikoni cfare qe po i beni Shqiperise vetem tu grabit, nuk u ngopet. Si partia juaj dhe PD duhet te hape krahin rinise,boll vodhet tu be Resorte me miliardere duke lidhur kontrata ne kurriz te shqiptareve me u pasuruar gjithnje e me shume, e keni vendin mbrapa hekurave te gjithe.
Përgjigju