Partia e Lirisë thotë se mbështet kërkesat e drejta të protestuesve ndërsa akuzon kryeministrin Edi Rama se me arrogancë po tenton ta minimizojë atë. Zëdhënësja Jasmira Memelli u shpreh se Shqipëria ka nevojë për një ndryshim të thellë dhe të shpejtë politik dhe institucional.

"Largimi i Edi Rames nuk është thjesht një kërkesë politike, por një nevojë jetike për të shpëtuar demokracinë, ekonominë dhe të ardhmen e vendit, per te rikthyer lirine dhe sovranitetin cdo shqiptari.

Zëri i qytetarëve që protestojnë duhet të dëgjohet dhe kërkesat e tyre per t'i dhene fund padrejtësisë, korrupsionit dhe keqqeverisjes duhet te pranohen. Dënojmë me forcë përpjekjet e qeverisë për të minimizuar dhe denigruar revoltën qytetare. Në vend që të dëgjojë popullin, Narkodiktatori Edi Rama ka zgjedhur arrogancën. Në vend të transparencës, ka zgjedhur talljen. Në vend të llogaridhënies, ka zgjedhur papërgjegjshmërinë.

Shqipëria ka nevojë për një ndryshim të thellë dhe te shpejte politik dhe institucional.

Hapja e plotë e listave zgjedhore është një domosdoshmëri, Po aq jetike është rikthimi i llogaridhënies në çdo institucion, sepse askush nuk mund të jetë mbi ligjin dhe askush nuk mund të shpëtojë nga përgjegjësia",- deklaroi Memelli.