Zvicër, shqiptarët mund të vuajnë
dënimin dhe në burg ne Shqipëri

Zvicër, shqiptarët mund të vuajnë<br />dënimin dhe në burg ne Shqipëri
GJENEVË - Të burgosurit në Zvicër mund të vuajnë dënimin edhe jashtë vendit. Deklarata është bërë në mbledhje e ministrave nga Departamentet e Drejtësisë dhe Policisë të Zvicrës Romande.
 
Ky lajm është mirëpritur sidomos për burgun e Gjenevës për shkak trazirave për zgjidhjen e rastit të burgut Champ -Dollon. Në mesin e 850 të burgosurve në këtë burg gjenden edhe 165 shqiptarë.
 
Një zyrtar nga kantoni i Gjenevës tha për “Presheva jonë” se, nuk përjashtohet mundësia për dërgimin e të burgosurve, sidomos atyre me origjinë shqiptare, në Shqipëri e Kosovë.
 
Burgu i Gjenevës “Champ Dollon” ditëve të fundit ka qenë në shënjestër të kritikave të Gjykatës Federale e Zvicrës, madje duke akuzuar burgun për kush jo njerëzore për shkak numrit të madh të të burgosurve dhe përleshjeve të njëpasnjëshme të javëve të fundit mes te burgosurve, sidomos afrikanëve dhe shqiptarëve që kanë përfunduar me dhjetëra  të lënduar.
 
Aktualisht numri i të dënuarve në këtë burg është 850 edhe pse është ndërtuar për 350 të burgosur. Për t’ju shmangur problemeve dhe ngarkesave me numrin e të burgosurve në Konferencën e djeshme të ministrave nga Departamentet e Drejtësisë dhe Policisë të Zvicrës Romande është shqyrtuar mundësinë e dërgimit të të burgosurve për të vuajtur dënimet e tyre jashtë vendit, veçanërisht në Gjermani.
 
“Konferenca e kantonale të Drejtësisë dhe Policisë ka në plan të dërgojë të burgosurit për të vuajtur dënimet e tyre jashtë vendit, sidomos në jug të Gjermanisë apo ndonjë mjedis tjetër që vendi ynë ka marrëveshje”, ka thënë për televizionin RTS, Charles Juillard, President i Konferencës së Ministrave të Drejtësisë dhe Policisë të Kantonit Romond.
 
Në maj të vitit 2012 Ministria e Drejtësisë së Shqipërisë dhe ajo e Kosovës kanë nënshkruar marrëveshjen për transferim të personave të dënuar. Me këtë marrëveshje të gjithë qytetarët e Kosovës, të cilët gjenden ne burgjet e Zvicër, mund të vuajnë dënimin në Shqipëri dhe Kosovë.
 
Marrë nga Presheva Jonë
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

GOLAT/ 120 minuta dhe 10 penallti, Real Madrid kalon Man. Cityn dhe gjen Bayern Munich në gjysmëfinalet e Champions! Bavarezët i falen Kimmich duke larguar Arsenalin

GOLAT/ 120 minuta dhe 10 penallti, Real Madrid kalon Man. Cityn dhe gjen Bayern Munich në gjysmëfinalet e Champions! Bavarezët i falen Kimmich duke larguar Arsenalin