Zvicra heq kufizimet për qytetarët shqiptarë, mund të kalojnë pa test e pa vaksinë

Zvicra heq kufizimet për qytetarët shqiptarë, mund të kalojnë pa test e pa vaksinë

Aeroporti i Rinasit

Nga sot të gjithë qytetarët shqiptar do të mund të udhëtojnë drejtë Zvicrës pa ju kërkuar testi apo pasaporta e vaksinës.

Aeroporti Nënë Tereza njofton se Zvicra ka hequr të gjitha kufizimet për qytetarët shqiptarë që duan të udhëtojnë drejt saj, mjafton të kenë biletën, pasaportën dhe maskën. Deri më tani qytetarët shqiptar mund të udhëtojnë drejt Austrisë, Holandës, Belgjikës dhe Zvicrës pa tampon dhe pa bërë vaksinë.

"Nga sot, 26 Qershor 2021, hiqen të gjitha kufizimet për qytetarët shqiptarë që duan të udhëtojnë në Zvicër. Mjafton bileta, pasaporta dhe maska.

Vendet që nuk kërkojnë test apo vaksinë për pasaportat shqiptare deri tani janë: Austria, Hollanda, Belgjika, Zvicra.

Ju urojmë shëndet.

Faleminderit për bashkëpunimin,

Tirana International Airport" shkruan TIA. 

Ndërsa për udhëtime drejt Danimarkës, Francës, Greqisë, Gjermanisë, Spanjës dhe Turqisë mbeten në fuqi disa masa, si testi apo vaksinimi.

Bazuar në njoftimet e TIA-S, të gjithë ata që duan të udhëtojnë drejt Danimarkës nga data 25 qershor do duhet të kenë me vetë një PCR të 72 orëve të fundit, test antigen ose certifikatën e vaksinës që tregon se janë të vaksinuar me një nga vaksinat e aprovuar nga EMA. Vaksinat e miratuara nga EMA për hyrjen në Danimarkë, janë Pfizer, Moderna, AstraZeneca dhe Johnson & Johnson.

Franca është shteti tjetër që ka lehtësuar masat kufizuese pasi prej datës 25 qershor e ka klasifikuar vendin në listën jeshile pra me rrezik shumë të ulët infektimi. Drejt këtij shtetit mund të udhëtojnë edhe të pavaksinuarit, mjafton që të kenë një PCR të 72 orëve të fundit ose test antigen. Po ashtu në Francë mund të hyjnë edhe shtetasit që janë vaksinuar me Pfizer, Moderna, AstraZeneca dhe Johnson & Johnson, është i lirë të hyjë në Francë. Vaksinat e tjera, ende nuk njihen.

Shteti tjetër që ka lehtësuar kufizimet për shqiptarët është Greqi, drejt së cilës mund të udhëtohet me një test COVID-19 ose dëshmi që personi e ka kaluar virusin, si dhe me certifikatën e vaksinimit me vaksinat Pfizer, Moderna, AstraZeneca, Sinovac dhe Johnson & Johnson.

Të njëjtat masa duhet të respektohet edhe për udhëtimet drejt Gjermanisë. Prej 20 qershorit udhëtimet drejt Gjermanisë bëhen duke pasur një test COVID-19 ose dëshmi që personi e ka kaluar virusin, si dhe me certifikatën e vaksinimit me vaksinat Pfizer, Moderna, AstraZeneca, Sinovac dhe Johnson & Johnson.

Ndërsa në Spanjë prej 7 qershorit lejohet të hyjnë shqiptarët e vaksinuar, me vaksinat Pfizer-BioNTech, Moderna, AstraZeneca, Janssen, Sinopharm dhe Sinovac-CoronaVac. Ndërkohë që lejohet të hyjnë fëmijët deri në 6 vjeç që janë të pavaksinuar, ndërsa fëmijët më të mëdhenj, duhet të kenë patjetër me vete rezultat negativ të testit COVID-19 të 72 orëve të fundit të mbërritjes në Spanjë.

Për ata që duan të udhëtojnë drejt Turqisë, nuk kërkohet testi PCR në rast se je i vaksinuar ose ke kaluar virusin në 6 muajit e fundit. Ndërsa për pjesën tjetër duhet kryer testi PCR maksimumi 72 orë përpara nisjes, ose testi i shpejtë antigjen 48 orë përpara fluturimit.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

'Nuk mendoj se sulmet ndaj gjyqësorit janë të denja për demokracinë', Gonzato për deklaratat e Metës: Dua ta lë me kaq

'Nuk mendoj se sulmet ndaj gjyqësorit janë të denja për demokracinë', Gonzato për deklaratat e Metës: Dua ta lë me kaq