Zv.kryetarët e Bashkisë Lezhë shërohen nga Covid19, Ndreu: Ndonjëri bëri statuse pa pikë turpi

Zv.kryetarët e Bashkisë Lezhë shërohen nga Covid19, Ndreu: Ndonjëri bëri statuse pa pikë turpi

Kryebashkiaku i Lezhës Pjerin Ndreu ka lajmëruar shërimin nga koronavirusi të dy zv. kryetarëve të tij.

Ndreu u ka uruar shëndet të plotë ndërkohë që tha se ka qenë në kontakt për konsulta pune, pasi ata kanë punuar nga shtëpia. Në një postim në rrjetet sociale, Ndreu tha se ka pasur edhe nga ata që kanë bërë statuse pa pikë turpi në lidhje me të infektuarit me Covid19.

"Oliana dhe Ermali, dy Zv. Kryetaret e Bashkise Lezhe, kane kaluar me sukses Covid-19. Duke ju uruar shendet te plote, i komplimentoj per korrektesen e treguar duke u izoluar dhe kryer nje karantine serioze.
Sakrifica qe ata bene është pjese e seriozitetit qe ne kemi si staf, duke vleresuar situaten per mos infektimin e familjeve dhe kolegeve. Megjithese cdo dite kemi qene ne kontakt per konsulta pune, dhe ata vete nuk kane reshtur se punuari nga shtëpia duke ndihmuar ne zgjidhjen e problematikave.
Por pati dhe ndonje qe me helmin ne gjak, beri statuse pa pike turpi. Por ne ja dalim gjithmone, ashtu si Oliana dhe Ermali, dhe kushdo tjeter qe do infektohet nga Covid. Urime e mbaresi per te dy. Mezi presim te rikthehen ne pune per te ecur me shpejt ne punet e perditeshme
", shkruan Pjerin Ndreu.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Kush është gruaja e fshehur në Vjenë, që di gjithçka për aferat e Metës: I duhej një dëshmi force për t’u mbyllur gojën dëshmitarëve

Kush është gruaja e fshehur në Vjenë, që di gjithçka për aferat e Metës: I duhej një dëshmi force për t’u mbyllur gojën dëshmitarëve