Zv.ministri Bejtja në Report Tv: Me 23 nëntor hapim bursën e energjisë! Nga shtatori paguajnë më shumë ata që e shpërdorojnë! Nuk preken familjarët

TIRANË- Në muajin nëntor do të hapet bursa e energjisë dhe do të mund të shesim në tregjet ndërkombëtare. Lajmi u bë me dije nga zëvendësministri i Energjisë Ilir Bejtja në Report TV, i cili tha se është përcaktuar data 23, dita kur do të hidhet kilovati i parë në bursë. Në ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj, Bejtja shpjegoi se nga shtatori deri në tetor do të jetë periudhë prove për operatorët e blerësit.

“Bursa me datë 23 nëntor ka ditën e saj të parë të qenit operacionale. Shtator-tetor është periudha e testit, që testohen operatorët e blerësit, më datë 23 nëntor e kemi si datë të lajmëruar për hedhjen e kilovatit të parë në bursë”, tha Bejtja në Report TV.

Kreu i shoqatës së eksporteve, Alban Zusi e përshëndeti si një lajm shumë të mirë, ndërsa theksoi se kjo do të bëjë që sipërmarrjet shqiptare të fokusohen në prodhimin e energjisë. Ai thotë se qeveria duhet të lehtësojë barrierat për bizneset private që atyre t’iu hapet rruga për ta prodhuar vetë energjinë elektrike, pasi kjo të ulte kostot si për shtetin por edhe për bizneset.

“Sa më parë, të bëhet brusa e energjie, në momentin kur do bëhet. të prodhojë formën elektrike nga forma të tjera, të kursesh atë çfarë paguan në shtet edhe ka edhe s’ka leverdi, por nëse del në bursë dhe e shet me 350 euro s’do kalojë më shumë ku sipërmarrjet shqiptare do fokusohen ndjeshëm dhe do prodhojnë jo vetëm energjinë që na dihet, por edhe më tepër. (...). Autoprodhues me panele diellore, mbi tarracë vë disa panele, qeveria ul koston, por edhe ne ulim kostot tona. Lehtësimi i procedurave që kush do të investojë ta ketë sa më të lehtë. Ka forma të tjera prodhimi me biomasë”, tha Zusi.

Bejtja foli për situatën energjetike në vend, ku theksoi se ende ndodhemi në vështirësi, kjo për shkak edhe të nxehtësisë pasi konsumatorët kanë rritur konsumin e energjisë. Zv.ministri bëri me dije se në korrik pritet të vijnë dy anijet e marra me qira për prodhimin e energjisë.

“Vazhdon të jetë e vështirë, pavarësisht se jemi duke e menaxhuar mjaft mirë. Është sezon i nxehtë është rritur edhe konsumi. Pritet të vijnë brenda muajit korrik dhe të jenë efektive nga shtatori. Me prodhim energjie me naftë të rëndë. Janë brenda standardeve të përdorimit në raport me misionin e karbonit në mjedis. Nuk zgjidh problemin, por kontribuon në çmimin. 100 megavat prodhim energjie, ndihmon në çmimin e energjisë për KESH për të ofruar me sa më pak humbje”, tha Bejtja.

Ndalur në rritjen e çmimit të energjisë që do të fillojë nga shtatori, Bejtja tha se ata që harxhojnë më shumë se 800 kWh do ta paguajnë me çmimin e tregut dhe nuk do të mbrohen nga qeveria siç po ndodh tani. Sipas Bejtjas, kjo është edhe një thirrje për të gjithë qytetarët që të mos e shpërnderojnë energjinë.

“Ne e kontrollojmë konsumin e energjisë me sistem elektronik. Me 800 kWh shkojnë rreth 2.5 tera, ata tjerët që e përdorin e energjinë edhe për qëllime jo normale, dy lavatriçe në punë, disa banjo gjitha me dush, konsum e jo të domosdoshme do e paguajnë me çmim tregu aq sa e merr konsumatori në tension të mesëm. Kjo masë që ne po marrim është një thirrje ndaj konsumatorëve që të jenë nikoqir. Në dalë dilni bëni xhiro drita pa fund”, tha ai.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Thirrjet për kursimin e energjisë elektrike, mendoni se zbusin pasojat e krizës energjetike?



×

Lajmi i fundit

Ja kush është autori 24-vjeçar i vrasjes në Sarandë (FOTO)

Ja kush është autori 24-vjeçar i vrasjes në Sarandë (FOTO)