Zvogëlimi i fuqisë punëtore për shkak të emigracionit, Meta: Duhet urgjentisht një strategji që lufton shpopullimin e vendit

Zvogëlimi i fuqisë punëtore për shkak të emigracionit, Meta: Duhet urgjentisht një strategji që lufton shpopullimin e vendit

Duhet të bashkojmë energjitë dhe të gjejmë urgjentisht një strategji të qartë që lufton realisht dhe në mënyrë permanente fenomenet që çojnë në braktisjen e vendit nga shqiptarët. Kështu thotë presidenti Ilir Meta, cili ka reaguar në lidhje me emigracionin e shqiptarëve, ku thekson se duhet të garantohen së pari standarde të qeverisjes, llogaridhënie demokratike në çdo nivel dhe dëgjimin e zërit të qytetarëve nëpërmjet referendumeve.

‘Axhenda e qëllimshme antikombëtare për shpopullimin dhe falimentimin e Shqipërisë është një fakt i qartë. Pasojat tragjike ndihen në çdo familje shqiptare dhe në çdo sektor. Është detyra e të gjithëve të unifikohemi pa humbur më kohë, në një front të përbashkët kombëtar, për të adresuar me përgjegjshmëri, atdhetari dhe profesionalizëm këtë dramë të madhe, duke ringjallur shpresën.

Nevojitet urgjentisht një strategji e qartë dhe efektive që lufton realisht dhe në mënyrë permanente fenomenet që çojnë në braktisjen e vendit nga shqiptarët, duke garantuar së pari standarde të qeverisjes, llogaridhënie demokratike në çdo nivel dhe dëgjimin e zërit të qytetarëve nëpërmjet referendumeve. Të bashkojmë energjitë për t’i dhënë Shqipërisë drejtimin dhe perspektivën e merituar europiane!  Koha për të ndërtuar Europën në Shqipëri është tani!’- shkruan Meta në rrjetet sociale.

Nga viti 2016 deri në fund të vitit 2021 nga Shqipëria kanë emigruar rreth 221 mijë e 48 persona me një mesatare vjetore prej 38 mijë e 841 persona, sipas të dhënave të INSTAT, shkruan VOA. Vetëm vitin e kaluar nga Shqipëria emigruan 42 mijë e 48 persona, pjesa më e madhe të rinj të moshës 18 deri në 40 vjeç, duke ndikuar ndjeshëm në tkurrjen e fuqisë punëtore edhe në bujqësi.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 27/06/2022 01:22

    Kur kunati i shokut Xhemal,paguhet me shume se koleget dhe se CEO-ja i kompanise per vite me rradhe,bile pa vajtur rregullisht ne pune,nuk eshte per t'u cuditur ky emigrim.Se kane te gjithe fatin te jene kuneter te Xhemal katunarit!

    Përgjigju
  • A. N.: 26/06/2022 19:17

    Me kete ritem shpopullimi vetem po erdhen skllever nga azia apo afrika do na bejne derman.

    Përgjigju
  • nandi: 26/06/2022 15:23

    sa kohe te kete njerez si ty qe te drejtojne kete vend do te vazhdoje eksodi i te rinjve madje edhe pleqve

    Përgjigju
  • Mario: 26/06/2022 14:47

    Po, iu hap barku Metes, ndaj edhe keput ato pagesat milionshe qe u vjedh ketyre te rinjve dhe i ben te ikin nga syte kembet. Kush beson kete hajdut akoma, ose eshte hajdut, ose aq tru ka.

    Përgjigju
  • Hako: 26/06/2022 14:39

    Harroj ky robi qe ka 30 vite qe i ndjek shqiptaret nga vendi.Tani qe nuk po gjen me skllever per me krasit barin, i bie ndermend per popullin.

    Përgjigju
    • Scutari: 26/06/2022 14:58

      Jo vetëm ky robi por gjithë klasa politike që ka sunduar (jo drejtuar) këtë vend! E keqja është se për të mbajtur para nuk kërkohen punëtorë, prandaj nuk i plas njeriu se shqiptarët po ikin.

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

BE dhe SHBA dënojnë dhunën në protestën e Rithemelimit para bashkisë së Tiranës

BE dhe SHBA dënojnë dhunën në protestën e Rithemelimit para bashkisë së Tiranës