Zyra e Rikuperimit të Aseteve, Balla: Do gjurmojë pasuritë e fshehura të krimit, shpresoj të kemi edhe mbështetjen e opozitës

 

Ministri i Brendshëm Taulant Balla, siç ka paralajmëruar, tha se është gati një pr.ligj që parashikon ngritjen e Zyrës së Rikuperimit të Aseteve kriminale. Ministri kërkoi edhe mbështetjen e opozitës në përpjekjen e qeverisë për të goditur krimin e organizuar. Balla tha për gazetarin e Report Tv, Sokol Dema se kjo zyrë që do të ngrihet pranë Policisë së Shtetit ka si qëllim të gjurmojë pasuritë e fshehura të krimit, një praktikë kjo që ndiqet në disa vende të BE.

"Zyra e Rikuperimit të Aseteve, është një institucion brenda policisë që do gjurmojë pasuritë e fshehura të krijuara nga aktiviteti kriminal dhe korrupsioni. Është model i mirë në disa prej vendeve të BE. E kemi vendosur si një prej objektivave të rëndësishëm në kuadër të rrugës së anëtarësimit, është diçka që i kishte munguar strukturës së policisë së shtetit sa i takon luftës kundër krimit të organizuar. Na duhet punë hetimore efikase për identifikuar gjetur dhe konfiskuar asete, llogari apo gjithçka tjetër që krimi ka krijuar për shkak të aktiviteteve kriminale. Shpresoj se do kemi mbështetjen e opozitës në përpjekjen tonë për të intensifikuar luftën kundër krimit të organizuar", tha Balla. 


Lajmi kryesor:

‘Ndiq paranë’, Balla: Ngrejmë zyrën për Rikuperimin e Aseteve, të godasim krimin! Ministri kërkon fonde nga donatorët, Gonzato: Ju mbështesim, por duhet transparencë


SI.E./Xh.K/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Hapësirat publike në plazhe, sipas jush janë:



×

Lajmi i fundit

Kuvend/ Opozita me tone të ashpra ndaj Dumanit, Majko i del në mbrojtje kreut të SPAK: S’është vartësi juaj

Kuvend/ Opozita me tone të ashpra ndaj Dumanit, Majko i del në mbrojtje kreut të SPAK: S’është vartësi juaj