Zyrtare/ Derbi Partizani-Tirana do luhet në 'Air Albania Stadium'

Zyrtare/ Derbi Partizani-Tirana do luhet në 'Air Albania Stadium'

TIRANË- Tashmë është zyrtare! Derbi kryeqytetas, Partizani- Tirana do të luhet në stadiumin kombëtar 'Air Albania'.  

Ndeshja e vlefshme për javën e 15 të Superligës, e cila u ndërpre me një javë për shkak të tërmetit, do të luhet ditën e premte më 13 dhjetor në orën 19:00. Teksa nuk ka ende një informacion zyrtar se sa do të jenë çmimet e biletave, ajo që dihet është se dy tifozeritë kryeqytetase do të dhurojnë spektakël në shtëpinë e re të futbollit shqiptar.

Ky derbi e gjen kampionen në fuqi në pozita më superiore se bardheblutë! Të kuqtë mbajnë kreun me 25 pikë, megjithatë problemet e brendshme nuk kanë të munguar dhe psikologjia në skuadër nuk është e mirë, pasi vijnë nga një humbje me rezultatin 1-2 nga Bylysi.

Nga ana tjetër, Tirana e vendit të 8-të po lufton për mbijetesë, me lojtarët që janë lënë "qiell të hapur" dhe drejtuesit që po përpiqen që të gjejnë sa më shpejt të jetë e mundur zëvendesuesin e Julian Ahmataj, i cili dha dorëheqjen një ditë më parë. 

Ky takim është jetik për të dy klubet ku kërkohet fitorja me çdo kusht, por sikur kjo të mos mjaftonte, dy skuadrat do të luftojnë edhe për të shkruar historinë si ekipi i parë që fitoi në Stadiumi Kombëtar 'Air Albania'... Me rreth 22 mijë vende në dispozicion, spektakli në tribuna është i garantuar.

Njoftimi i klubit të Partizanit për derbin

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë