Grabitësi i vrarë nga policia i arratisur nga burgu grek! Vëllai: Do i gjej shokët që e hodhën Admirin në rrugë! (VIDEO)

Një grabitje spektakolare ndodhi dje pak para orës 15:00 brenda në aeroportin e Rinasit, në pistën e avionit me pasagjerë të linjës që do nisej nga Tirana për në Vjenë, duke lënë të vdekur një prej grabitësve, Admir Murataj.

Admir Muarataj dyshohet të jetë personi që ka bërë rezistencë ndaj policisë, duke qëlluar me breshëri, duke mbrojtur 'shpatullat' e shokëve që mundën të arratisen në këmbë me thasët me para, për tu larguar më tej me një automjet të dytë i cili u gjet i djegur nga policia pranë Bathores.

Murataj rezultonte në kërkim edhe nga drejtësia greke për grabitje, vrasje dhe plagosje, pasi u arratis nga burgu në 2013 së bashku me 10 persona të tjerë shqiptarë.

Admir Murataj njihet ndryshe edhe si Admir Nikaj dhe është me origjinë nga Tropoja. Eshtë i martuar me një grua nga Berati e cila jeton me fëmijët në Prezë të Tiranës. Kanë dy vajza, njëra prej të cilave e martuar, dhe një djalë. Siç të afërm të tij tregojnë për Shqiptarja.com, Murataj kishte 18 vite që jetonte në Greqi, dhe vinte shumë rrallë në Shqipëri, vetëm gjatë pushimeve verore.

Vëllai i tij që sot së bashku me bashkëshorten e Admirit dhe të afërm të tij identifikuan trupin në morgun e Tiranës, tha se vëllai i tij nuk është organizatori por një vegël. Sipas tij, janë shokët që e lanë në rrugë dhe e hodhën të vdekur, duke lënë të nënkuptuar se do të marrë hak, duke u përpjekur t'i gjejë vetë se kush janë bashkëpunëtorët

Një grabitje e përgjakur, ku nga një shkëmbim zjarri me forcat e policisë që u vunë në ndjekje të makinës së autorëve pas grabitjes, mbeti i vdekur në një rrugë dytësore rreth 2 kilometra nga aeroporti, njëri prej grabitësve, i paidentifikuar deri ditën e djeshme. Nga pamjet në momentin e grabitjes pranë avionit, ai shihej të ishte tullac, me mjekër e syze, dhe veshje të forcave komando. Por vetëm në momentin që mbeti i vrarë në rrugë, pak metra larg furgonit të arratisë, policia kuptoi se ishte e gjitha një maskë silikoni në gjithë fytyrën e grabitësit me flokë. Ai u identifikua këtë mëngjes nga familjarët, dhe është pikërisht Admir Murataj, prej dy vitesh në kërkim si organizator i tre grabitjeve të tjera të bujshme të ndodhura mes viteve 2015-2017, njëra në Qafë Kashar, tjetra në rrugën për në Rinas, dhe grabitja e një banke tek "Stacioni i Trenit në Tiranë".

Teksa disa automjete të blinduara transportonin vlera të konsiderueshme monetare nga 4 banka të ndryshme në Tiranë, për t'i futur në pjesën e bagazheve, grabitësit, që dyshohet se ishin katër persona, kanë dalë nga një furgon me mbishkrim që dyshohet të jetë i falsifikuar "Hetimi Tatimor", dhe nën kërcënimin e armëve të rënda, kanë mundur të marrin nga barku i avionit thasët me para. Grabitësit kanë thyer çdo rregull të sigurisë duke u futur nga dera e rrethimit që përdoret nga shërbimet zjarrfikëse. Kanë dalë më tej me të njëjtin furgon, ndërsa pas dhënies së sinjalit të grabitjes, një makinë e policisë që ndodhej pranë aeroportit i ka ndjekur.

Forcat e policisë ishin me masa të shtuara për shkak se në aeroport sapo kishte zbritur presidenti Ilir Meta që vinte nga Austria, ndërsa pasdite do të nisej për në SHBA Zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit për Evropën, Matthew Palmer pas një vizite dy ditore në Tiranë.

Në përplasjen e armatosur Muarataj mbeti i vrarë, ndërsa në shpejtësi për tu arratisur bashkëpunëtorët nuk mundën të digjnin furgonin me mbishkrimin "Hetimi Tatimor", brenda të cilit u gjetën armatime të rënda, granata, tritol, kallashnikov dhe krehra me fishekë. Një alarm për sigurinë se si në aeroport arritën të futen persona që nëse do të ishte në synimet e tyre mund edhe të kishin marrë peng një avion të tërë apo edhe më keq të kishin kryer akte terrorist

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:48
Gjendet një furgon i djegur në një tunel në Tapizë (VIDEO)

Gjatë natës së sotme, në vijim të hetimeve që po kryen policia e shtetit për grabitjen e madhe në Rinas është zbuluar edhe një automjet i djegur, i cili dyshohet të jetë përdorur nga grabitësit.

Fugon i djegur u gjet në një tunel në Tapizë, i cili dyshohet të jetë përdorur nga grupi i personave që morën 10 milionë euro.

Një furgon me mbishkrimin "Hetimi Tatimor" u sekuestrua nga policia i padjegur. Furgon me të cilin u krye grabitja, por që nuk mundi të digjej nga autorët pas shkëmbimit të armatosur me policinë që ju vu në ndjekje. Një makinë e dytë me të cilët bashkëpunëtorët e tjerë u arratisën nga rruga dytësore në Rinas, u gjet e djegur pranë Bathores.

Ora 14:46
Shtetrrethim në Rinas, policia kontrolle për grabitësit në arrati (VIDEO)

Forca të shumta të Policisë prej ditës së djeshme ndodhen në zonat pranë Rinasit. Postblloqe të shumta janë ngritur, ndërsa forca të armatosura të policisë kanë nisur kontrolle në disa fshatra pranë Rinasit. Në fshatin Dritas, janë të pranishme edhe forcat RENEA, dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë

Ora 12:19
FNSH rrethon Tapizën, kontroll për grabitësit e 10 mln eurove

Kontrollet ne fshatin Dritas 


Policia e Shtetit vijon operacionin në kërkim të autorëve të grabitjes së 10 milionë eurove dje në aeroportin e Rinasit. Policia ka ngritur disa pika kontrolli në Tapizë, ndërsa FNSH-ja po kryen kontrolle në fshatin Dritas duke kaluar në 'sitë' cdo automjet.

Ora 12:12
Vëllai i Muratajt: Do i gjej shokët që e lanë në rrugë Admirin, organizatori nuk vritet!

Cen Murataj, vëllai i Admir Murataj beson se Admiri mund të jetë vrarë nga vetë bashkëpunëtorët në super-grabitjen e 10 milionë eurove në Rinas. Në një prononcim për mediat nga morgu i Tiranës, ku identifikoi trupin e pajetë të vëllait, Cen Murataj thotë se Admirin e hodhën në rrugë shokët e tij. Me ndihmën e policisë ose jo, ai tha se do të interesohet për të gjetur se kush janë bashkëpunëtorët, duke lënë të nënkuptuar se mund të ketë edhe vetëgjyqësi. 

"Nuk njohim asnjërin, por do tani do t'i njohim, do interesohemi se kush janë. Shokët do i gjejë policia, por do interesohemi t'i gjejmë edhe ne. Po s'i gjeti policia do t'i gjejmë me mënyrat tona. Meqë thonë se Admiri ishte organizatori, do shohim se sa organizator është Admir Murataj. Ai është vegël. Se nga kush, do ta shohim. Organizatori nuk vritet. Do i shohim se kush janë shokët që e lanë në rrugë", tha ai.

Edhe pse ka qene ne polici ai thote se nuk ka asgje te sakte per menyren se si u vra Admir Murataj, nese e qelloi policia apo grabitesit. "Dimë që thonë që e kanë hedhur shokët e vet aty", tha Cen Murataj.

Ai thotë se ka dy vite që nuk ka komunikuar më me vëllain e tij, kohë që korrespondon me vitet e tij në arrati, dhe në kërkim nga policia. "Dy vjet ka që nuk kam komunikuar. Admiri nuk ka qenë i dënuar, ishte i hetuar, ishte në kërkim", tha Cen Murataj.

Ora 11:40
Ky është furgoni me të cilin u bë supergrabitja, targat e vjedhura (FOTOT)

Report Tv siguron fotot e furgonit me të cilin u bë grabitja dje në aeroportin e Rinasit. Furgoni me mbishkrimin e rremë 'Drejtoria e Pergjithshme e Tatimeve' dhe 'Hetimi Tatimor' u fut në aeroport, prej aty dolën grabitësit ku morën rreth 10 milionë euro në barkun e avionit teksa paratë transportoheshin për në avionin me destinacion Vjenën.

Pasi morën thasët me para, me këtë furgon grabitësit dolën sërish nga aeroporti, ku në ndjekje nga policia, në një shkëmbim zjarri u vra Admir Muarataj, një prej grabitëse. Ka pasur përplasje të armatosur, ku në xhamin e përparmë të furgonit shihet edhe një plumb. Plumba ka edhe ne xhamat e pasmë.

Makina u gjet nga policia rreth 2 km larg aeroportit te Rinasit, ndersa nuk u arrit te digjet nga autoret. Bashkepunetoret e tjere u larguan me shpejtesi me thaset me para, pa mundur te djegin me benzine furgonin, brenda te cilit ka shume gjurme, por edhe armatime, granata, tritol. kallashnikove, dhe krehera me fisheke.

Furgoni ka te hapur deren e pasagjerit, aty ku dyshohet te kete qene Admir Murataj, personi qe dyshohet se ka qelluar me arme ndaj policise per te mbuluar 'shpatullat' e bashkepunetoreve te cilet munden te arratisen permes nje makine tjeter, e cila me tej u gjet e djegur ne zonen e Bathores.

Furgoni eshte me targe AA248 KE, e cila rezulton te jete e vjedhur nga makina e nje personi, me inicialet O.G.

Ora 11:07
Familja identifikon në morg Admir Muratajn, gruaja largohet në lot (VIDEO)

Një ditë pas grabitjes së përgjakshme në pistën e aeroportit të Rinasit, familjarët e grabitësit që mbeti i vrarë gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë, kanë bërë identifikimin e tij. Në morgun e Tiranës, ku trupi ju nënshtrua ekspertizës mjeko-ligjore dhe ju bënë analizat përmes shenjave të gishtërinjve për identifikimin e tij, familjarët kanë mbërritur aty.

Të pranishëm për të identifikuar trupin ka qenë vëllai i Muratajt dhe gruaja e Admirit, Albana e cila pas daljes nga dera e morgut është larguar në lot. Vëllai i Admir Murataj thotë se lajmin e ka marrë vesh nga mediat. Vëllai i tij u vra pas grabitjes së 10 milionë eurove në Rinas, sasi parash që do të transportoheshin me avion nga Tirana në Viene. Admir Murataj ishte i maskuar me paruke tullaci dhe me maskë në fytyrë. Identifikimi i tij mori kohë pasi ai nuk kishte asnjë mjet identifikues me vete.

 

Murataj ka qenë ende në kërkim për organizimin e dy grabitjeve të bujshme atë të në Qafë-Kashar pranë Rinasit dhe grabitjen e një banke te ‘Stacioni i Trenit’ në Tiranë, ku kanë qenë të përfshirë edhe disa ish-Komando të ushtrisë shqiptare. Admir Murataj ishte personi i vetëm që ka qenë në kërkim për grabitjet e mëhershme, ndërsa në burg gjendet dhe vëllai i tij Aleksandër Murataj.

Ora 10:48
VIDEO/ Ja cfarë furgoni përdorën autorët për grabitjen, aeroporti pa kamera

Grabitja dje në Rinas u realizua me një furgon me mbishkrimin fals 'Hetimi Tatimor'. Furgoni është i njëjtë me atë që përdor kompania 'ICTS' përgjegjëse për sigurinë në aeroport, i bardhë me ngjyra të kuqe duke mos rënë në sy. Report Tv ishte sot serish ne aeroport duke sjelle pamjet e njerit prej furgonave (ne foto me rreth te kuq) te kompanise qe eshte i ngjashem me ate qe perdoren dje autoret e grabitjes. Në zonë ka kamera sigurie, por jo në portat hyrje të pistës së aeroportit.

Furgoni i kompanise ICTS-se i njejte me ate qe perdoren autoret
Ora 10:38
Report Tv sjell pamje të tjera ku ndodhi vrasja e kokës së grupit të grabitjes

Report Tv siguron pamje të tjera nga vendi i ngjarjes ku u shkëmbye zjarr mes autorëve të grabitjes dhe policisë, ndërsa koka e grupit Admir Murataj humbi jetën. Përplasja ndodhi buzë lumit te Ura e Tapizës. Grupi hetimor po kontrollon në vendin e ngjarjes me detektor.


 

Ora 09:50
Ekspertët në vendin ku ndodhi përplasja me armë mes grabitësve dhe policisë (FOTO)
Ora 09:41
PAMJET/ Porta e aeroportit ku autorët u futën në pistë, hoqën betonin me kavo (VIDEO)

Report Tv zbardh dinamikën e grabitjes së 10 milionë eurove dje në Rinas. Gazetari Arsen Rusta raporton se autorët e kanë nisur zbatimin e planit në orën 14:45 minuta kur nis ndërrimi i turneve të stafeve mbështetëse. Report Tv siguron pamjet nga parkimi C3, ku ka dalë furgoni me mbishkrimin hetimi tatimor dhe është drejtuar duke hyrë në pistën e avionëve. 

Para hyrjes për në portën e aeroportit ka pasur barrierë betoni që është hequr nga autorët me kavo për t'u brenda. Ndërkohë që Report Tv siguron pamjet teksa është rivendosur sot sërish barriera. Pas grabitjes autorët kanë dalë nga porta tjetër afër rrugës së Tapizës. Porta hyrëse nuk ka kamera sigurie.

Ora 08:52
Profili i vrasësit/ Kapoja me 15 emra që grabiti dje 10 mln euro dhe 3 blinda para 4 viteve

Admir Murataj dhe maska që përdori gjatë grabitjes

Admir Murataj që u vra dje ishte në kërkim prej më shumë se dy vitesh si organizator edhe i tre grabitjeve të tjera të blindave me para të bankave në Rinas, dy në 2015 dhe një në 2017, teksa anëtarët e tjerë të grupit u dënuan pak ditë më parë nga Gjykata e Krimeve të Rënda në Tiranë.

Admir Murataj 47-vjeç njihet ndryshe edhe si Admir Nikaj dhe është me origjinë nga Tropoja. Eshtë i martuar me një grua nga Saranda e cila jeton me fëmijët në Prezë të Tiranës. Kanë tre vajza, njëra prej të cilave e martuar, dhe një djalë.

Murataj në vitin 2013 u arratis nga burgu i Trikallas në Greqi, ndërsa kërkohej nga drejtësia e vendit fqinj për disa akuza nga vrasjen e nje polici, grabitje banke, por edhe plagosje. Sipas dosjes greke, Murataj kishte përdorur 15 emra të ndryshëm, ndërsa pas arrestimit arriti që të arratiset. Disa nga emrat e përdorur nga ai janë; Kristaq, Azem, Ainet dhe Ainer.

Por pas arratisjes nga burgu dhe njohjes me Dash Kupën ai kreu grabitjet spektakolare te blindave me para në 2015 dhe 2017 në Rinas. Ndërkohë që anëtarët e tjerë të grupit u arrestuan dhe u dënuan, Murataj arriti që jo vetëm ti shpëtonte burgut, por edhe të organizonte grabitjen e radhës më të madhen që ka ndodhur ndonjëherë në Shqipëri duke marrë 10 milionë euro.

Episodet e grabitjeve
1.            Më datë 12.02.2015 kur ishte vjedhur dega e Bankes ... ku sasia e parave të vjedhura ishte në masën 900 000 Franga Zvicerane, 800 000 Paund Britanik dhe 16.100 Euro, e paketuar në katër qese, vjedhje e ndodhur në zonën e Stacionit të Trenit  Tiranë nga persona të armatosur;

2.            më datë 03.12.2015 kur ishte vjedhja Banka .... sasia e parave prej 1 800 000 Paund Britanik, 800 000 Dollarë Amerikanë, 200 000 Dollarë Kanadezë dhe 200 000 Dollarë Australianë, vjedhje e ndodhur në  kohën kur paratë transportoheshin me mjete të blinduara në drejtim të Rinasit, poshtë Qafë Kasharit, Tiranë nga persona të armatosur.

3.            më datë 09.02.2017 kur ishte vjedhur Banka ... ku sasia e parave të vjedhura ishte në masën 2 400 000 (dy milion e katërqind mijë) Euro, 200 000 Dollarë Amerikanë, 260 000 Paund Britanik, 85 000 Franga Zviceranë, 30 000 Dollarë Australianë dhe 30 000 Dollarë Kanadezë, e paketuar në tetë thasë, vjedhje e ndodhur kur paratë po transportoheshin gjatë rrugës për në Rinas në vendin pranë fshatit Domje, Tiranë nga persona të armatosur.

Shokët e bandës së Admir Muratajt që u dënuan
Dash Kupa 18 vite
Ernest Kupa 17.4
Neim Avdylaj 17.4
Ditjon Memlikaj 8.6
Admir Çerpja 5.8
Fatjon Xhyliu 14
Dritan Sinani 13.4
Aleksandër Murataj 12.8 (vëllai)

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • dulja: 11/04/2019 05:34

    mose kursen plumbate pere keta lloje njerzeshe i mbushe vendi me kriminele e hajdute kputini te gjithe nuke jane te vleshem ,POLICIA BRAVO

    Përgjigju
  • Polici: 10/04/2019 14:53

    Ermal qenke qun i pregatitur?mos je gjo antare bande dheti,nuk e deshiroj te jesh dheti si ky hajdut prefisionist, qe qelloj mbi policet qe edhe ato jane quna mamaje o Ermal,po te ishte vrare nje polic ne krye te detyres,ti dote komentoje me kete gjuhe.

    Përgjigju
    • shiku: 10/04/2019 18:09

      Ke nevoje per te mesuar shqipen se e ke cope cope,si polic objekti qe qenke nuk te vej faj me gjithe respektin qe kap per punen qe ben por mos bej si kopetent se ti i mbush breket perballe nje hajduti te armatosur.

  • Pekua: 10/04/2019 14:21

    ju qe u vjen keq i vafshi nga mbrapa.

    Përgjigju
  • Loran shehu: 10/04/2019 14:00

    Ngushellime familjes

    Përgjigju
  • Low: 10/04/2019 12:49

    Fakti qe e kan hedhur si qen koshash tregon dhe "profesionalizmin" e grupit ne thonjeza.Keta kane grabitur me pare sepse rendi ska egzistuar dhe cdo gje eshte e organizuar pak me thelle sesa duket perndryshe sdo kishin asnje shanc ti afroheshin aeroportit te armatosur ne ate menyre.Tani prap rendi nuk egziston shtoja dhe fatin e keq te ktij qe policat ket here donin sdonin do e ndiqnin se i thone aeroporti kryesor i vendit ishte i denuar ky tipi dhe ato qe ishin me te.Kuptimi i kesaj fabule?Punoni mos vidhni mos vrisni se asgje nuk zgjat pergjithmone dhe cdo here ka fund.

    Përgjigju
  • Daku: 10/04/2019 12:46

    President thirr urgjent Keshillin e Sigurise Kombetare! U cenua rende Siguria dhe kufiri Kombetar. Nese nuk e ben ose je i perfshire ose nuk njeh ligjin qe te detyron ta besh nje veprim te tille ne kete rast!

    Përgjigju
  • Andis: 10/04/2019 12:27

    O daku po sikur dje te ishte cfare edhe ndonje polic car do thoje. Ai trimi qe ka gjuajtur kunder policise e mori pergjigjen. Shkoi per lesh. Kush then armet kunder policise e meriton plumbin.Respekte per ato pjestare te forcave te policise qe I ben balle plumbave te atij legenit qe u vra.

    Përgjigju
  • Ermal: 10/04/2019 12:12

    Ju legena qe u behet qejfi qe u vra nje djal nene,cfaredo te kete bere! Mos harroni qe keta nuk kane rezikuar asnjehere jetet e njerezve por kane marr leket dhe kane ik. Dhe sa per pak ndricim ato leke qe marrin keta jane te siguruara dhe jane leket tona qe bankat hajdute i nisin jashte shtetit pa i dhe llogari askujt. Politika ju vjedh dhe ju perdhunon perdite dhe nuk ndiheni por beni trimin neper komente anonime si bq. Keta qe i vjedhin te pakten i mbajne dhe i investojne ne shqiperi dhe jo si bankat qe ua marin ju dele injorante dhe i investojne jashte. Keshtu qe mos u kenaqni qe u vra nje hajdut i vogel qe vodhi hajdutet e medhenj por mereni si pozitive sepse ngjarje te tilla nxjerrin pa dashje pislliqe me te medhaja ne drite. Pislliqe qe ju injorant nuk keni per ti kuptuar kurre sepse hani buke lexoni ndonje lajm dhe flini gjume por nuk e kuptoni qe edhe kur jeni zgjuar prape ne gjume jeni se kane gjithe jeten qe jua fut establishmenti dhe nuk keni ndjer akoma gje.

    Përgjigju
    • Ermaltoçi: 10/04/2019 15:10

      O toç se me shume tru ske si qenka djale nene ky krimineli ordiner?Dhe si mund te thuash cfaredo te ket bere a je budall apo je pjell krimi dhe ti dhe si ka mundesi qe nuk moderohen keshtu kafshesh qe bejn apologjine e krimit ne kte faqe?Sipas teje neser ne vra me perdhunu me vjedh pak rendesi paska se qenkemi bij nenash ne o dru me pre?Per me teper quan injorante te tjeret si ai gjeli qe kakaris nga maja e plehut me kakerdhi.Edhe sjane leket e tua ato se ne shqiperi eshte ekonomi fiktive joreale askush spaguan taksa ashtu si duhet prandaj eshte shteti ne kte dite te zeze.

    • Edi: 10/04/2019 14:03

      Nuk i behet qefi askerkujt qe u vra nje njeri. Por na behet qe qe u vra nje kriminel qe na e vinte jeten ne rezik. Te uroj te ishe ne vend te atij policit Grek ose atyre viktimave te tjerave te ketij tipit apo te shokeve te tij. Dhe hesht mo

    • Toni Tirane: 10/04/2019 13:40

      Medalje Policit qe e ka vrare direkt me plumb ne koke. I lumte dora.!! Ti meso shqipe nje here dhe te paskan bere lavazh nga trute.

    • fiks ermal: 10/04/2019 13:39

      Jemi popull injorant , kto robq**ra qe flasin ktu preferojne tq*** nby** nga edi rama

    • Edi: 10/04/2019 13:13

      @Ermal, kur vetëm vidhte eurot e frangat e bankave, pa rrezikuar jetën e njerëzve, ishte deri diku i pranueshëm, por kur gjuajti kundër policisë, i tha vet varrit : Hapu ! Nëse ecën asaj rruge, vdekja është shoqëruese... Ato investime që ti thua, janë investimet që nuk i duhen një shteti, është lek i pisët që vetëm korrupton se që të pastrohet e të investohet, do i duhet të paguajë nën dorë zyrtarë e shtetarë. Janë po këta zyrtarë e shtetarë që tenderin, lejen e ndërtimit, licensën e biznesit, nuk na e japin ty e mua që e meritojmë por lekut të pisët. E leku i pisët duke pasur nën kontroll shtetin, bëhet i fuqishëm e miraton ligje që favorizojnë vetëm atë. Unë e ti që duam shtetin ligjor, vetëm humbim nga ky lloj investimi. Dakort që ka hajdutë më "të mëdhenj" që vjedhin këtë popull, por kjo nuk do të thotë që të nderohet një hajdut më "i vogël". Gjithsesi, ngushëllime familjes.

    • Xhevair: 10/04/2019 13:05

      Edhe per politikanet hajdute, na behet qejfi kur ikin per lesh, ashtu si per te gjithe ata qe nuk rrojne me djersen e tyre te ballit.

    • ----------: 10/04/2019 12:59

      jo mar zoti inteligjent... na e bane grabitesin "robin hood" Shqipnia ka braca e balosha. S'ka hajer prej ktyne

    • WTF: 10/04/2019 12:44

      Legen je ti qe perkrah nje malok qelbesire qe nuk donte te punonte me pune krahu dhe donte tu bente i pasur me zor! Shkofsh dhe ti mbas ketij monstre me kete mendje qe ke!

    • xXx: 10/04/2019 12:38

      Ja the o Ermal djali,ja the.Po kujt ja the?

    • Petrit: 10/04/2019 12:31

      Shko more trap-injorant,mos fol budellalleqe,nese ngrihemi te gjithe qe te vjedhim pronen e tjetrit,ku na con mushka.Njerezit qe mendojne si Ti jane fatkeqesia e ketij vendi.

  • Renaldo Bregu: 10/04/2019 11:20

    Pas 3 grabitjeve të suksesshme, dhe të qënit në kërkim ku mund të rikuperonte veten për mos u kapur më kurrë nga Autoritetet, Grabitësi i vrarë, dyshohet fort që Sociologjikisht, nuk ka patur nevojë për lekë, por për emocione të forta në jetë, emocione që në Sociologji shpjegohen si emocione Utilitariste, në kuptimin, edhe fitojmë emocion të rrallë për jetën e secilit, emocion të fort, që të shton jetën pas suksesit, ndërkohë fitojmë edhe ndonjë lekë, një rrugë e disa punë i thonë në gjuhën popullore. Deri këtu Grabitësi i vrarë ka qënë në rregull me filozofinë e tij! Në momentin që Grabitësi e ka shoqëruar Grabitjen e fundit me kundërshtim me armë zjarri kundra Forcave të Policisë, atëherë këtu, për Grabitësin, grabitjet janë kthyer në gjë rutinë, dhe kjo e ka çuar në veprimin e gabuar kumdërshim me armë zjarri Forcat e Policisë. Sa keq për Grabitësin që nuk ka ditur të shijoj Emocionin, në vazhdimësinë që do i sillte jeta në Burg dhe gjithë proçedurën para, gjatë dhe pas burgut. Ka qënë personazh interesan, deri para se të vriste njerëz. Si mund të iki kaq dëm një Grabitës i këtij niveli!?

    Përgjigju
    • Riflo: 10/04/2019 16:42

      Filma do beheshin per kete... por ja qe tani eshte nje gur mbi 2m toke e grabitjet e tij do zhduken, pasi mesa duket kane qene te rastesishme dhe nuk paska qene aq i zgjuar sa te beje grabitje pa vrasje.

    • xXx: 10/04/2019 12:35

      Ke folur tamam si kodra pas bregut...

  • Ton Ton: 10/04/2019 10:30

    Grabitje te shumash mese te konsiderueshme ne 2015 dhe 2017. Shumash qe edhe mbasi disa u kinfiskuan dhe te kapurit u denuan etj etj prap jane shifra qe (sipas mediave) nuk mund te detyrojn kto autore te grabisin çdo dy vjet. Aq me shum qe jan ne kerkim dhe nuk levizin dot lirshem ti shijojn leket e grabitjes. 3 grabitje ne 6 vjet? Si ngelen pa lek kto prap? Jam pak skeptik ne kte drejtim.

    Përgjigju
  • Italia: 10/04/2019 10:14

    Ne AereoPorte e Porte duhet te jete gjithmone ne gatishmeri Ushtria me Blunda Komando,si ne Itali,dhe ruajtja e Transferimi i Parave e Bankave nga Policia e shtetit

    Përgjigju
    • Tryryry: 10/04/2019 16:48

      Sa marrin policat italion? Sa i paguajn bankat policine italione? Sa paguajn bankat tona, cfar security paguajne??? O vlla ca paguan blen thote tregu, ble kepuc kineze 20Euro 1 muaj te cojne, ble nike 220E te zgjasin 1+ vit. Kshu qe te bejne cte duan bankat dhe aeroporti, mos perfshi kot policin e shtetit se sdo rri renea ne cdo cep te shqiperise. Behet fjale per dy institucione private ta zgjidhine vete sigurine ( biles shteti tu kerkoj demshperblim se nuk e kan zgjidh), policia nderhyri kur u njoftu dhe me sukses (per kaq bravo policise).

  • Fredi: 10/04/2019 10:10

    Edhe te tjeret mos I kapni, por qërrojini duke mbajtur larg mediat!

    Përgjigju
    • £€€€€: 10/04/2019 12:46

      Po bejn qef ata me mamin tend o fredi .

  • Kafsha: 10/04/2019 10:09

    Mjaft se na hapët barkun kur e quani kapo! Kapoja i leshit! Tani po udhëton drejt gështenjave!

    Përgjigju
  • elvisi: 10/04/2019 10:08

    Shtet i marre fund. Nuk eshte ne gjendje as te ruaje nje aeroport. E sigurt qe eshte e perfshire policia dhe shteti. 10 miljon jane big money. Ministri perkates do ta jape doreheqjen?

    Përgjigju
  • fieri: 10/04/2019 09:46

    Komentojn ca njerez qe aq e kan hapin skan faj po as un nuk e njoh po bemat i ka te medhaja qe nga lufta me policin greke e der te tre kater grabitjet miliona euro super djal trim u preht ne paqe

    Përgjigju
    • $$$$: 10/04/2019 16:34

      O fredi pyete njeher mamin sa e ka pazarin .. po ke ndonj moter te mir bujrum fredo.. te fala nga vlora

    • Toni Tirane: 10/04/2019 15:50

      Ky eshte nje kriminel qe duhet te pushkatohet dhe te vritet jo burgoset. Ky eshte kriminel dhe aspak me shume. Nje malok i keq dhe shpellar. Dhe vellai i vet ne vend qe te mbaje gojen i jep shume

    • Fredi: 10/04/2019 14:51

      Gjith Laluco Vlonjatet xhuxhë gjoksgropë keshtu mendojnë, të bëjnë lek pa djersë. Kusarë që në kohët romake..

    • Edi: 10/04/2019 14:00

      Nje super plehr e kriminel qe vetem nje barbon si ti e quan trim. Te uroj te besh hajer si ky.

    • WTF: 10/04/2019 12:38

      U prehte midis kembeve te mamit tend. Si qenka trimeri te jesh hajdut dhe kriminel? Ti dukesh qe je nje vemje pa shtylle kurrizore!

  • shkodra: 10/04/2019 09:40

    Me aq lek sa kan grabit ato. polici te ike prej shqipnie ma mir

    Përgjigju
  • mendimi: 10/04/2019 09:27

    doja t ju thoja dicka kot thone qe e ka vrare policia jone, ket tipin thuhet se e vrane ata bashkpuntoret dhe moren leket jetojne te qete

    Përgjigju
    • test: 10/04/2019 09:59

      Po c'thua me, do njeri te lere trupa nga pas per te lene gjurme e? Po te mos kishin hall e gjurmeve s'perdornin maska, po ata e kane humbur qe kur kane lene trupin e atij tjetrit ne rruge.

  • Ermal: 10/04/2019 08:52

    Medalje te arte policit qe e hoqi qafe nje plehre te tille, jepini 100 mije euro shperblim.

    Përgjigju
    • Arbër: 10/04/2019 12:26

      Te lumt per komentin !

    • Lui: 10/04/2019 09:41

      Ermal, nuk i heq asnje presje fjalise qe the.. BRAVO POLICIA!!!

  • Arjani: 10/04/2019 08:36

    Bravo Arseni qëkurse ka marrë përsipër të përfaqësojë shtetin.Unë e di se zyrtare konsiderohet kur informacionin e jep një burim shtetëror sikurse në rastin në fjalë mund të jenë Ministria Brendëshme apk Drejtoria e Policisë së Shtetit.

    Përgjigju
  • Mira: 10/04/2019 08:35

    Mira I lumte dora Nje m... me pak Donte leke pa u lodhur ai Kjo eshte policia Bravo Policia ne kembe Tani shpejt gjenden dhe te tjeret mos u shqetesoni Policia ka hy ne gjurme Ben sikur zdi gje akoma I lumte ministrit te rendit Zotit Sander Lleshaj Ky eshte njesh Per kete pune

    Përgjigju
    • Vezhguesi: 10/04/2019 13:48

      Policia ka bere detyren, tjetri eshte kapur pasi eshte plagosur. Keshtu qe i dyti do te behet deshmitar i drejtesise ose i penduar si Fatjon Xhyliu i kompanise ROGAT SECURITY.

    • Emi: 10/04/2019 13:28

      Nje njeri qe si ben keq asnjeriu merr lekt e veta nuk ashte mire qe te folish keq x te .ne radhen te pare ngushellime familjareve.ne te dyten zoti jua leshofte ne koke atyre qe jua kan dhene kete detyren x te grabit .nuk Kane qene aq trima dhe as aq budallenj me grabit lekt ne avion prandaj shani dhe mallkoni politikanet qe kan vjedh e po vjedhin x dite e ne ju bejne temenate.pak duhet qe te mallkojme dhe veten qe shkojme e votojme keta kriminela.

    • GRAMOZ: 10/04/2019 11:26

      BRAVO POLICISE TE SHTETIT SHQIPETAR,,,ADMIR MURATAK KREU I GRUPIT KRIMINAL QE VOLLEN 10 MILION EURO KU NE AEROPORT ISH PROKURORI ADRIATIK LLALLA DHE PRESIDENTI ILIR META NDERSA TRE TE TJERE JANE BATHORE DHE CEKREZE,,

    • Zana: 10/04/2019 10:07

      Kur te gjenden te tjeret me gjithe pare, atehere thuaj bravo

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Thoni lamtumirë një personi... Çfarë thonë yjet për ju sot

Thoni lamtumirë një personi... Çfarë thonë yjet për ju sot