Rama: I ridërgova presidentit kërkesën për dekretimin e Lleshit, Meta: Lexo Kushtetutën

Kryeministri i vendit, Edi Rama me anë të një statusi në Tëitter është shprehur se sapo i ka ridërguar presidentit Meta kërkesën për dekretimin e Sandër Lleshit. Në statusin e tij, Rama sqaron se bashkëngjitur kërkesës, presidentit i është dërguar edhe një relacion i detajuar shpjegues, në funksion të dekretimit të Ministrit të Brendshëm.

Sapo kam rifirmosur për ridërgim kërkesën për dekretimin e Sandër Lleshit Ministër i Brendshëm, drejtuar Presidentit të Republikës. Bashkëngjitur do t'i dërgohet Presidentit edhe një relacion i detajuar shpjegues, në funksion të dekretimit të Ministrit të Brendshëm.

Edi Rama, kryeministër

Ditën e sotme, presidenti i Republikës, Ilir Meta ka folur për herë të parë përpara mediave lidhur me mosdekretimin e Sandër Lleshit, ministër të Brendshëm. Para gazetarëve Meta u shpreh se të gjithë ata që e sulmojnë për firmën e tij, duhet të lexojnë Kushtetutën dhe kompetencat e kreut të shtetit. I pyetur nëse ka ndonjë arsye konkrete për mosdekretimin e propozimit të kryeministrit, presidenti Meta kërkoi që ta lënë të bëjë detyrën e tij.

Pa dashur të jap leksione për Kushtetutën. Të gjithë amatorëve dhe dilentantëve të njëanshëm i ftoj të lexojnë Kushtetutën dhe kompetencat e Presidentit. Një akt formal apo ceremonial është vetëm betimi tek presidenti. Të gjithë ata që mendojnë se dekretimi nuk është një akt substancial por formal dhe se presidenti ka detyrë të firmosë një propozim ... kam një pyetje tjetër: A mundet parlamenti të rrëzojë dekretin e presidentit për një ministër? Sepse dhe kjo nuk është shprehur në mënyrë eksplicite në Kushtetutë. Më lini të bëj detyrën time me përgjegjshmëri të plotë.

Ilir Meta, president i Republikës

Nga ana tjetër, maxhoranca thirri parlamentin në një seancë të jashtëzakonshme të martën për të votuar dekretin e shkarkimit të Fatmir Xhafajt, ndërsa me vendim qeverie, në kushtet e mungesës së dekretit nga kreu i shtetit, këshilltari për sigurinë i kryeministrit, u komandua zv/ministër i Brendshëm

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:43
Dekretimi i Sandër Lleshit, Fleckenstein: Gjenerali figurë pozitive, duam Ministri të Brendshme funksionale

TIRANË- Në një takim me mediat në “Shtëpinë e Europës”, Raportuesi i Parlamentit Europian, Knut Fleckenstein i është përgjigjur pyetjeve të gazetarve lidhur me mosdekretimin e Sandër Lleshit nga ana e presidentit të Republikës, Ilir Meta.

Fleckenstein është shprehur se të gjithë kanë një inters të përbashkët dhe ajo është që Shqipëria të ketë një Ministri të Brendshme tërësisht funksionale.

Të gjithë kemi një interes të përbashkët. Duam që Ministria e Brendshme të jetë tërësisht funksionale. Presidenti Ilir Meta nuk ishte i bindur plotësisht. Nuk e di çfarë arsyesh ka Meta por shpresoj në një zgjidhje sa më të shpejtë.

Knut Fleckenstein, raportuesi i PE-së

Më tej, i pyetur nëse kishte ndonjë informacion që mund të ndikonte në lidhje me mosdekretimin e Lleshit, Fleckenstein u shpreh se sipas tij gjenerali është një figurë që pritet mirë nga organizatat ndërkombëtare por presidenti Meta mund të kishte informacione më të thella.  

Informacionet që kam unë janë të gjitha pozitive. Nga ana tjetër nuk e dimë nëse kemi të gjitha informacionet, sepse presidenti mund të ketë informacione më të thella. Nuk jam unë personi që mund të kritikoj presidentin. Nga organizatat ndërkombëtare di që z.Lleshi pritet mirë, por kjo nuk përjashton informacione të tjera që mund të ketë presidenti.

Knut Fleckenstein, raportuesi i PE-së

Deklarata e Fleckenstein është në sinkron me deklaratat e mëparëshme të ambasadorit të BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca dhe Ambasadës Amerikane.

Ditën e djeshme, me anë të një statusi në Facebook, Ambasada e SHBA theksoi se një Ministri e Brendshme plotësisht funksionale është një element kyç për të siguruar vazhdimësinë e luftës kundër krimit dhe drogës, ndërsa Soreca vlerësoi punën e policisë së shtetit duke shtuar se ‘vetëm një Ministri e Brendshme plotësisht funksionale është në gjendje të vazhdojë të luftojë me forcë kundër krimit’. 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • redi: 09/11/2018 16:12

    Zoti Meta ju nuk kuptoni qe demokracia eshte vendim i shumices dhe jo pakices Kryeministri Rama te kerkon firmalitet te dekrwtimit se me kushtetute nuk ke te drejte ta kundershtish dhe aq me teper kur zoti Sander Lleshaj ploteson te gjitha kushtet dhe gezin resoekt absolut tek nderkombetaret qe dhe ju do ta kudhit zili

    Përgjigju
    • Konjak: 09/11/2018 20:40

      Presidenti eshte figur qendrore,udheheqes i shtetit.Vertet mendoni se firma dhe vula e presidentit e e presidences vendosen formalisht ne dokumenta shteteror.Zoterinj te nderuar ,formalitetet ne institucionin me te rendesishem te shtetit jan te tjera,te cilat njifen saktesisht.Te gjitha veprimtarite qe kerkopjne firm dhe vul ,mbahet pergjegjesi.Marrveshia midis dy udheheqesve ,pa cenuar kushtetuten ,eshte e domosdoshme.

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Masakra në Moskë me 143 të vdekur, Ankaraja: Sulmi i ISIS i pamundur pa ndihmën e shërbimeve të huaja

Masakra në Moskë me 143 të vdekur, Ankaraja: Sulmi i ISIS i pamundur pa ndihmën e shërbimeve të huaja