Zyrtare/ Suad Lici jep dorëheqjen nga posti i administratorit tek Vllaznia! Emërohet Benjamin Naku

Zyrtare/ Suad Lici jep dorëheqjen nga posti i administratorit tek Vllaznia! Emërohet Benjamin Naku

Benjamin Naku

Administratori i Vllaznisë, Suad Lici ka dhënë dorëheqjen nga posti i tij në ekip. Ky vendim erdhi për arsye të angazhimeve të tij personale.

Klubi shkodran njofton se në vendin e tij është vendosur Benjamin Naku, ish-sportist dhe pedagog dhe drejtues i Departamentit të Edukimit Fizik e Sporteve në Fakultetin e Shkencave të Edukimit pranë Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”.

Vetëm pak muaj më parë, ish-administratorit të Vllaznisë iu bë një atentat me tritol ku fatmirësisht ajo nuk shpërtheu. Atentati u bë në 101-vjetorin e themelimit të ekipit të futbollit ku persona të paidentifikuar gjatë natës vendosën një pako me 200 gr eksploziv C4 poshtë makinës tip 'Benz' të Suad Licit. Ajo nuk shpërtheu pasi fitili përcjellës, sipas ekspertëve të xhenios që shkuan nga Tirana, ishte fikur duke bërë që zjarri të mos arrijë deri tek kapsolla që të kryente shpërthimin e tritolit.

Njoftimi i klubit:

KF Vllaznia bën të ditur se administratori i klubit, z. Suad Lici, ka kërkuar dorëheqjen nga ky pozicion për arsye të angazhimeve të tij personale.

Këshilli Mbikëqyrës është njohur me kërkesën e z. Lici, e ka shqyrtuar dhe ka vendosur pranimin e saj. Në vazhdim, Këshilli Mbikëqyrës ka diskutuar për administratorin e ri të KF Vllaznia dhe ka vendosur emërimin e z. Benjamin Naku në këtë pozicion.

Z. Naku njihet për karrierën e suksesshme si sportist, por edhe si pedagog dhe drejtues i Departamentit të Edukimit Fizik e Sporteve, në Fakultetin e Shkencave të Edukimit pranë Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”.

Dëshirojmë të shprehim falenderimin tonë për punën e bërë nga z. Lici. Ai do të vazhdojë të japë kontributin e tij pranë KF Vllaznia, tashmë në pozicionin e Kordinatorit Teknik.

Njëkohësisht i urojmë z. Benjamin Naku suksese në detyrën e re.

E.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kola: 21/10/2020 20:29

    Ish krye polici bashkiak hajdut militant i thekur i PDse! Pedagog pa merit i vendosur ne ate post si shum pedagoge militante te pa afte te PDse kjo eshte Shkodra heroike qe perfaqesohet nga keto militante,jo nga njerez qe e meritojne ,qe edhe Vllaznia ka shendritur gjith keto vite nen drejtimin e krimineleve dhe militanteve qe vazhdojne ta mbaje peng Bashkia me nje kryetare te pa afte .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Basha: PD do të dorëzojë në Kuvend amendamente për të mbështetur SPAK

Basha: PD do të dorëzojë në Kuvend amendamente për të mbështetur SPAK