ZYRTARE/ Trajneri Southgate merr lajmin e keq, mbrojtësi i Anglisë largohet nga Botërori dhe kthehet në shtëpi

ZYRTARE/ Trajneri Southgate merr lajmin e keq, mbrojtësi i Anglisë largohet nga Botërori dhe kthehet në shtëpi

Kombëtarja e Anglisë

Anglia ka njoftuar se mbrojtësi Ben White nuk do jetë më pjesë e grumbullimit në Kupën e Botës. Lojtari i Arsenal ka lënë stërvitjen me kombëtaren dhe është kthyer në Angli për shkak të problemeve personale, me stafin e Tre Luanëve që kërkon respekt dhe privatësi për mbrojtësin në këto momente.

“Ben White është larguar nga baza stërvitore e Anglisë në Al Wakrah dhe është kthyer në shtëpi për arsye personale. Mbrojtësi i Arsenalit nuk pritet të kthehet në skuadër për pjesën e mbetur të turneut. Ne kërkojmë që privatësia e lojtarit të respektohet në këtë moment”, thuhet në njoftimin e faqes zyrtare të "Tre Luanëve".

Kujtojmë se Anglia fitoi dje me Uellsin 0-2 dhe do luajë kundër Senegalit në 1/8 e kompeticionit. Sfida zhvillohet në datën 4 dhjetor duke nisur nga 20:00.

Ben White

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Roni: 01/12/2022 03:19

    E paska tradhtu e fejumja.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Në dashuri do të fitojë...çfarë thonë yjet për ju sot

Në dashuri do të fitojë...çfarë thonë yjet për ju sot