Zyrtare/ Wayne Rooney rikthehet si trajner në Angli

Zyrtare/ Wayne Rooney rikthehet si trajner në Angli

Wayne Rooney

Birmingham ka emëruar Wayne Rooney si trajnerin e ri të ekipit. Ish-kapiteni 37-vjeçar i Anglisë i është bashkuar klubit të Championship me një marrëveshje që do zgjasë tre vite e gjysmë. Rooney pason trajnerin e Bluve, John Eustace, i cili u shkarkua të hënën pas 15 muajsh në krye të ekipit.

Emërimi i ish-sulmuesit të Everton dhe Manchester United është ndryshimi i parë drejtues i bërë nga pronarët e rinj amerikanë të Blues, Shelby Companies Limited që kur ata morën drejtimin në korrik.

Rooney do të mbështetet nga ish-shoku i tij i skuadrës në kombëtre dhe asistent aktual i Anglisë U-21 Ashley Cole dhe kolegu i tij i vjetër i United, John O'Shea, njëherazi ndihmës trajneri i ekipit kombëtar të Republikës së Irlandës.

Carl Robinson dhe Pete Shuttleworth do të jenë gjithashtu pjesë e stafit të Rooneyt pasi të dy e asistuan atë në DC United. Kjo do të jetë detyra e tretë e Rooneyt si trajner, pas periudhave në klubin e DC United dhe Derby County, teksa ndeshja e tij e parë do të jetë në Middlesbrough më 21 tetor.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?



×

Lajmi i fundit

Turqia ndalon tregtinë me Izraelin për shkak të luftës në Gazë

Turqia ndalon tregtinë me Izraelin për shkak të luftës në Gazë