Zyrtarja e lartë e SHBA: Vlerësojmë rolin e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit të OKB

 Zyrtarja e lartë e SHBA: Vlerësojmë rolin e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit të OKB

Blerina Gjylameti dhe Jennifer Ceriale

Deputetja socialiste, Blerina Gjylameti njëherësh edhe zv. Presidentja e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, u prit në një takim të veçantë nga Jennifer Ceriale, Drejtore e Politikave Evropiane dhe Çështjeve Globale, në Departamentin Amerikan të Shtetit.

Zyrtarja e lartë e SHBA, vlerësoi kontributin dhe rolin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare gjatë tre viteve të fundit, veçanërisht në Këshillin e Sigurimit të OKB dhe tashmë si anëtarë e Këshillit të Drejtave të Njeriut.

“Kënaqësi e veçantë të dëgjoja vlerësimet maksimale nga pala amerikane për kontributin dhe rolin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare gjatë tre viteve të fundit, veçanërisht në Këshillin e Sigurimit të OKB dhe tashmë si anëtarë e Këshillit të Drejtave të Njeriut. Gjithashtu, diskutuam mbi agjendën dhe dinamikat aktuale të Këshillit të Evropës, ku u dakorduam që kërkesa për anëtarësimin e Kosovës në këtë Organizatë duhet të sigurojë një mbështetje sa më të madhe nga vendet anëtare, pasi ky anëtarësim do të sjellë jo vetëm konsolidim të demokracisë, shtetit të së drejtës dhe të drejtave të njeriut ne Kosovë, por do të jetë një vlerë e shtuar për stabilitetin dhe prosperitetin e të gjithë Ballkanit Perëndimor”, shkruan Gjylameti.

Gjatë takimit, Gjylameti shprehu domosdoshmërinë e anëtarësimit të Kosovës sa më parë në Këshillin e Europës.

“Për këtë arsye, anëtarësimi i Kosovës sa më parë që të jetë i mundur, sidomos duke pasur parasysh se 2024 shënon 75 e Këshillit të Evropës, mbeten ndër çështjet prioritare e shqyrtuar edhe gjatë Sesionit të Parë të Asamblesë dhe për të cilën dakordësuam të bashkëpunojmë në vijimësi edhe me palën amerikane. Falenderova Ceriale për vlerësimin e vendit tonë dhe e sigurova atë se Shqipëria do të vazhdojë të jetë aktive në kontributin e saj në arenën ndërkombëtare”, thekson Gjylameti, Zv. Presidente e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

FOTO/ Tornadot godasin SHBA-në, shkaktojnë dëme të mëdha

FOTO/ Tornadot godasin SHBA-në, shkaktojnë dëme të mëdha