"Babalja" e bën për cigare Bashën/ Bledi Mane: Kur pi macja uthull! (Fotot)

Lulzim Basha duke tymosur, bashkë me grupin e "Dëshmitarit X"

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha është fotografuar duke tymosur cigare në praninë e disa deputetëve të tjerë demokratë, ndër të cilët shquhen Edi Paloka, Ervin Salianji dhe Enkelejd Alibeaj.

Foto mendohet se është bërë në mjediset e jashtme të selisë së PD-së.

Në grup bën pjesë edhe Gazmend Bardhi, i cili plotëson mozaikun e katërshes së “Dëshmitarit X”.

Në fakt kanë qenë këta zyrtarë të PD-së që përcollën akuzat e Albert Veliut, i njohur si "Babalja", për vëllain e ministrit të Brendshëm Famir Xhafaj, Agron Xhafajn.

Duket se Basha nuk e ka përballuar dot tensionin e krijuar nga çështja e përgjimit misterioz të "Babales" që po hetohet nga Prokuroria dhe pasi ka paralajmëruar edhe protestën e 26 majit, ai ka ndezur një cigare.

Artikullshkruesi Bledi Mane e ka ironizuar Bashën.

Shkruan ai:

Fotolajm/ KUR PI MACJA UTHULL

Ky i shkreti ka 4 vjet që rropatet e nuk i ngjit asgjë. Ia dhanë partinë, nuk di ta mbajë e i eshte shkermoqur. I jep Rama lekët e pallatit të vjehrrit, ky ia zgjat pushtetin. I japin para rusët për trazira, ia zbulonjnë amerikanët. Monton video me trafikantë vlonjatë, ia çmonton prokuroria. Organizon çdo 3 muaj protesta, 3 herë më shumë ia ul tempin opozitarizmit...

Si amorf në pamje e në veprim, Lul Basha çliron një rezonancë zhgënjimi aq sa do na e plasi buzën duke lenë në qeveri socialistët deri në 2025 kur Shqipëria anëtarësohet në Bashkimin Evropian.

Pra shkurt e shkoqur, nuk i ngjit asgjë që bën. E për ta ilustruar po u sjell keto dy foto ku duket Basha te tymos cigare fshehurazi. Nuk di as të ndezë e as të thithë por gjithësesi do u kerkoj një nder.

Mos ia tregoni keto foto Aurelës, gruas së Lulit. Nëse e merr vesh që ky tymos cigare, ajo e masakron, ajo e bën të vdekur...

Bledi Mane

Postimi i Bledi Manes në Facebook

Komento