“Dhuro një abetare”, hyn në Kuvend/ Fatmir Mediu e ka ‘tmerr’ Gjykatën, ja si e quan (Foto)

Kryetari i PR-së, Fatmir Mediu dhe Presidenti i PPE-së, Joseph Daul

Nisma “Dhuro një abetare”, duhet të hyjë në Parlamentin e Shqipërisë, konkretisht në grupin parlamentar të Partisë Demokratike.

Fatmir Mediu, deputet në 5 legjislatura, ende nuk arrin të shkruajë pastër gjuhën shqipe.

Në një postim të fundit në Facebook në faqen e tij zyrtare, Mediu njofton fansat e tij se ka zhvilluar një takim me Joseph Daul, Presidentin e Partive Popullore Evropiane.

Më shumë se sa buzëqeshja e Mediut, tërheq vëmendjen dixhitura që shoqëron fotot.

Duket se Mediu s’e ka fort qejf fjalën “Gjykatë”, të cilën më shumë se 2 herë e quan ‘gjyjatë’. 

Postimi i Mediut në Facebook:

Gjate takimit me Partite Popullore Europiane u takova me Presidentin Joseph Daul.
Duke i shpjeguar gjendjen e rende ekonomike, situaten e rende me korrupsionin, krimin ekonomik I kerkova Z. Daul mbeshtejen e PPE jo thjeshte per te djathten shqiptare PD dhe PR por per Shqiperine duke qene se PPE jane grupi me I madh I partive ne Parlamentin Europian dhe drejtojne qeverite ne vendet kryesore te BE.
Po ashtu referuar mbeshtetjes se PPE dhe vet Z Daul per zgjedhjet parlamentare dhe reformen ne drejtesi I kerkova nje mission fakt mbeldhes per Shqiperine, mbeshtetje per reformen zgjedhore dhe vecanerisht per situaten e papranueshme te mungeses se Gjyjates Kushtetuese dhe bllokimit te Gjyjates se Larte.

Fatmir Mediu, deputet i PD-së, kryetar i Partisë Republikane

Gabimet drejtshkrimore të Mediut:

 

Komento